Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NUSELÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Martes foina; Mustela nivalis) Kafshë gjitare mishngrënëse sa një mace, me trup të shkathët, me gëzof të murrmë a të kuqërremtë sipër e të bardhë në bark; bukël, nusël, nusëz. Nuselala na i mbaroi pulat. E shkathët si nuselalë.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme të nuselalës: Nuselala e borës (lat. Mustela erminea). Nuselala bishtzezë (lat. Mustela erminea).
✱Sin.: bukël, bukër, buklezë, bukrezë, bukulicë, bukulushë, bukuriII, bukuroshe, bulkëz, nusël, nusëz, nusebukur, nusmirë, nusebukël, bishtfurkë, furrëbubëz, larakuqe, nuse, nificë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë