Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NUMËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Arrin një sasi të caktuar. Numërohen 300 anëtarë të rinj. Numërohen me gishta.
2. pës. e NUMËRÓJ. Numërohen librat. Numërohet si vend i zhvilluar. Thanat nuk numërohen. (fj. u.). gjërat pa vlerë nuk numërohen, nuk vihen re.
✱Sin.: llogaritet, njihet, zihet.
♦ I numërohen *brinjët (dikujt). Numërohen me *gisht (me gishtat e dorës).
NUMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj sasinë a shumën e diçkaje, duke e shprehur me shifra; gjej sasinë si numër; njeh. Numëroj nxënësit në klasë. Numëroi librat (të hollat). Numëroi arkat (shishet). Numëroj votuesit (pjesëmarrësit). Numëroj ditët që kanë mbetur.
2. Përmbaj në një tërësi, përfshij; ka në përbërjen e vet, përmbledh. Kompania numëron disa filiale. Fshati numëron njëzet shtëpi. - Më numëro edhe mua me ta!
3. fig. E quaj, e mbaj për dikë a për diçka, e vlerësoj si të tillë, nuk e konsideroj. E numërojnë si punëtor (si mjek) të mirë. S’e numëronte më për djalë. Nuk e numëron fare nuk e përfill, nuk e quan për gjë fare, nuk e zë në hesap.
4. Ia them dikujt një për një të metat, gabimet e fajet. Ia numëroi gabimet një për një. Ia numëroi të gjitha pa iu dridhur qerpiku. Ia numëroi ndër sy.
5. Zbraz armën disa herë kundër dikujt. Ia numëroi në lule të ballit. Ia numëroi të shtata.
6. jokal. Emëroj numrat varg njërin pas tjetrit. Numëroi deri në një mijë. Ka mësuar të numërojë deri në pesëdhjetë (për fëmijën). Numëron me gishta. Numëron mbrapsht.
✱Sin.: njeh, çnjeh, përmbaj, përfshij, përmbledh, quaj, vlerësoj, llogarit, zë, mbaj, zbraz, katroj, shkreh.
♦ Bën në *vend numëro (dikush a diçka). Numëroj *ditët. Numëron *gishtat (dikush) tall. I numëron *kafshatat (dikujt). Numëron (vret) *miza (dikush). Numëron deri në *një (dikush) iron., tall. Numëron *qimet e postiqes (dikush) tall. Numëron *tespihet (dikush). Numëron *thanat (dikush) tall. Numëroj *yjet.
NUMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj sasinë a shumën e diçkaje, duke e shprehur me shifra; gjej sasinë si numër; njeh. Numëroj nxënësit në klasë. Numëroi librat (të hollat).…
Shfaq përkufizimin e plotë →NUMËRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me numrin si sasi, numerik. Të dhëna numërore. Raport numëror i zhdrejtë brezash.2. gjuh. Që tregon numër. Mbiemër numëror. Lokucion numëror.
Shfaq përkufizimin e plotë →NUMËRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjuh. Pjesë e ligjëratës, që tregon sasinë ose rendin e sendeve sipas numrit. Numëror themelor. Numëror rreshtor. Numëror i thjeshtë (i përbërë, i përn…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë