Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NUHÁT (NUHÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Marr erë me hundë; thith me hundë erën e diçkaje. Nuhat erën. Nuhat lulet. Nuhat gjurmët (qeni).
2. fig. Marr vesh a kuptoj diçka tërthorazi, duke u nisur nga disa shenja që mezi kapen, e ndiej, e parandiej. Nuhat rrezikun. Nuhat qëllimin (dredhinë) e dikujt. I nuhat gjërat shpejt. E nuhati si ishte puna. Këtë e kam nuhatur dhe unë. Diçka e kishte nuhatur edhe ai.
✱Sin.: thith, ndiej, parandiej, kuptoj, kap, rrok, mëtoj, blej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë