Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NOVATÓR,~E mb. 1. Që sjell diçka të re e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës a të artit. Studim i ri novator. Ide novatore. Art novator. Zbulim novator. Trajtim novator me ultratinguj. Duhet të jemi krijues dhe novatorë. U cilësua si universiteti më novator.
2. Që ka të bëjë me novatorët e prodhimit e të teknikës, i novatorëve. Lëvizja novatore.
NOVATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që paraqit dhe vë në jetë mënyra, metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës, të artit etj. Novatorët që ndryshuan botën. Novatorët e rinj morën çmime. Novatorët në fushën e shkencës. Inaugurohen hapësira për novatorët e rinj. Lëvizja e novatorëve. 16 shkurti është Dita e novatorëve.
NOVATÓR,~E mb. 1. Që sjell diçka të re e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës a të artit. Studim i ri novator. Ide novatore. Art novator. Zbulim novator. Trajtim nov…
Shfaq përkufizimin e plotë →NOVATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që paraqit dhe vë në jetë mënyra, metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës, të artit etj. Novatorët që ndryshuan bo…
Shfaq përkufizimin e plotë →NOVATORÍST,~E mb. Novator.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOVATORÍZ/ËM,~MI m. 1. Vetia e asaj që është e re dhe përparimtare në një fushë, ana e re dhe përparimtare; të qenët novator; risi. Novatorizmi i artit (i letërsisë). Novatorizmi n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë