Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Qëndroj e zhvendosem në ujë duke lëvizur gjymtyrët dhe trupin, bëj not; lëviz në ujë (për kafshët e ujit). Notoj në shpinë. Noton me një dorë. Mësoj (di) të notoj. Noton me shumë frikë.
2. vet. v. III Qëndron në sipërfaqen e ujit a të një lëngu tjetër; pluskon; kund. zhytet. Noton ajka mbi qumësht. Noton lyra në tenxhere (mbi supë). Lëndët plastike notojnë mbi ujë.
3. vet. v. III Lëviz ngadalë në lartësi ose në hapësirën e qiellit (për retë etj.). Notojnë retë (avujt e vapës).
4. fig., vet. v. III Më del diçka para sysh a në kujtesë dhe lëviz ngadalë ose në mënyrë të turbullt. Më noton në kujtesë (para syve).
5. fig. Endem në një gjendje të vështirë ose të padëshirueshme. Notonte në ujëra të turbullta.
6. fig. Kam diçka me bollëk; jam i zhytur në diçka. Notonin në ar (në para, në flori). Notojnë në bollëk.
✱Sin.: pluskoj, lundroj, endem.
♦ Noton në *cekë (dikush).
NOT/Ó,~ÚA f. Erë që sjell shi. Po filloi notua, do të bjerë shi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTÓR,~E mb. 1. Që është krejtësisht i njohur, i njohur, i qartë. 2. Që është i njohur për të keq, famëkeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTOZÁUR,~I m., paleont. Lloj dinozauri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë