Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NOTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt. Këshilltar ligjor i ngarkuar për kryerjen e disa veprimeve juridike, që me dispozita nuk u janë lënë organeve të tjera shtetërore (si bërje aktesh për lidhje kontratash, vërtetime dokumentesh e nënshkrimesh, pranim për ruajtje dokumentesh të ndryshme etj.). E vërtetoi dëshminë te noteri.
NOTÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Këshilltare ligjore për kryerjen e disa veprimeve juridike, që me dispozita nuk u janë lënë organeve të tjera shtetërore. Notere e njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTERÍ,~A f. sh. ~, ~TË drejt. Zyrë ndihme juridike që merret me veprimet noteriale; zyra e noterit. Dokument i vërtetuar në noteri. Në këtë rrugë ka shumë noteri.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTERIÁL,~E mb., drejt. Që ka të bëjë me hartimin e disa dokumenteve juridike, me vërtetimin ligjor të akteve juridike dhe të nënshkrimeve në dokumente të ndryshme nga noteri etj.;…
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTERIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur noterizoj apo kur noterizohet një dokument. Noterizimi i diplomës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NOTERIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e NOTERIZÓJ. Dokument që është noterizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vërtetoj ligjërisht një akt juridik a një dokument te noteri. Noterizoj diplomën e masterit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTERIZÚAR (i, e) mb. Që është noterizuar. Certifikatë e noterizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTERIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të noterizohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTÉSHË mb. f. Që është inteligjente; e zgjuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOTÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është inteligjente.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë