Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NORVEGJÉZ,~E mb. Që ka të bëjë me Norvegjinë, me popullin, me gjuhën ose me kulturën e saj; që është karakteristik për Norvegjinë ose për norvegjezët, i Norvegjisë ose i norvegjezëve; që është krijuar nga norvegjezët.
NORVEGJÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase e Norvegjisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Norvegjia; qytetare e Norvegjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORVEGJÍSHT ndajf. Në gjuhën norvegjeze. Flet norvegjisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORVEGJÍSHT/E,~JA f. Gjuhë indoevropiane e grupit gjermanik, e cila flitet në Norvegji, gjuha norvegjeze. Përkthim nga norvegjishtja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë