Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NORMATÍV,~E mb. 1. Që përcakton normën e përbashkët e të njëjtë ose rregullat për diçka. Gramatikë normative gramatika që ka për bazë një standard ideal dhe fiks dhe tenton të imponojë "përdorim të mirë" apo edhe "gjuhë të bukur" përballë formave që konsiderohen të pasakta. Shkencat normative shkenca që identifikojnë ligje dhe parime që bëjnë të mundur "gjykimin" e bukurisë së një vepre, vlerën e dijes, moralin e një veprimi. Fjalor normativ.
2. drejt. Që lidhet me një akt të nxjerrë nga organet ligjvënëse, ekzekutive ose lokale i cili është i detyrueshëm për të gjithë. Akt normativ. Gjykim, urdhër normativ. Qëndrimi normativ i sovranit.
3. Që vendos, që përshkruan një standard, që nxjerr gjykime me vlerë. Autoriteti normativ. Morali është normativ.
NORMATIVITÉT,~I m. Të qenët normativ, të qenët në përputhje me standardin. Normativiteti i një ligji. Normativiteti i punës i zhvilluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMATIVIZÍM,~I m. Normëzim. Nevoja e normativizimit të disa huazimeve. Normativizim juridik.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NORMATIVIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Normëzohet, standardizohet. 2. pës. e NORMATIVIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMATIVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. Normëzoj, standardizoj. Duhet normativizuar legalisht hapësira e komunikimit në Internet.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMATIVIZÚAR (i, e) mb. Që është normativizuar, i normëzuar. Gjuhë e normativizuar. Terminologji e përpunuar dhe e normativizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMATÍV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tregues i sasisë së materialit, të energjisë e të shpenzimeve të caktuara për të prodhuar diçka në kushte më të mira të organizimit të prodhimit. Norma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë