Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NÓRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rregull e caktuar ligjore ose morale për sjelljen në jetë a në shoqëri, e detyrueshme ose e pranuar përgjithësisht; diçka e detyrueshme për t’u ndjekur; rregullat që përcaktojnë jetën e brendshme të një organizate. Normat morale (juridike). A duhen thyer normat e kanunit. Është bërë normë. Normë e inflacionit (fin.) përqindja e rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në një ekonomi gjatë një periudhe të caktuar, zakonisht një vit. Normë e interesit (fin.) shuma e parave që huamarrësi (individ, kompani, autoritet vendor ose shtet) duhet t’i paguajë agjentit ekonomik (zakonisht një banke ose institucioni krediti) në këmbim të dhënies së kredisë. Normë shoqërore (drejt.) rregull sjelljeje, shpesh i pashkruar, i cili dikton sjellje të pranueshme brenda një grupi ose shoqërie.
2. Masë e caktuar për diçka; sasia e përshtatshme ose e rregullt për diçka; gjendja e rregullt dhe e zakonshme për diçka; një standard apo një model që konsiderohet si tipik. Normat ushqimore të bagëtive. Normat e shpenzimit (e harxhimit). Norma e ujitjes për hektar. Norma e akumulimit (ek.). Norma e mbivlerës (e fitimit) (ek.). Është brenda normës. Zhvillohet sipas normës. Shmanget nga norma. Normë plehërimi (bujq.)
3. Sasia e punës që duhet të bëhet, ose e prodhimit që duhet të nxirret brenda një kohe të caktuar. Normë e lartë (e ulët). Normë individuale (kolektive). Normë teknike (progresive). Normë ditore. Punë me normë. Realizon normën. Thyejnë (tejkalojnë) normat.
4. gjuh. Tërësia e rregullave që përcaktojnë përdorimin e mjeteve të gjuhës letrare në mënyrë të njëllojtë për të gjithë pjesëtarët e një kombi; përdorimi i mjeteve gjuhësore që është ngulitur e është pranuar nga të gjithë pjesëtarët e një kombi si në ligjërimin e folur ashtu edhe në atë të shkruar. Norma e gjuhës letrare kombëtare. Norma gramatikore (leksikore). Norma drejtshkrimore. Norma e drejtshqiptimit.
5. sport. Sasia e ushtrimeve me shkallë të caktuar vështirësie, që duhet të kryhen për të merituar një titull sportiv, që janë të detyrueshme për nxënësit në shkollë etj. Normat e mjeshtrit të sportit. Dhënia e normave në shkolla. Arritja e normave.
✱Sin.: rregull, ligj, zakon, detyrë, masë, gjendje, cak.
NORMÁL,~E mb. 1. Që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave; që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, që nuk shmanget nga norma; i rregul…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave. Temperaturë nën normalen. Shmanget nga normalja. Ndryshe…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÁN,~E mb., hist. Që lidhet me normanët, i normanëve, që është karakteristik për normanët. Fiset normane. Pushtimet normane.
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i fiseve skandinave që zbritën nga Veriu për të pushtuar e grabitur vendet e ndryshme të Evropës në shekujt VIII-XI. Sulmet (pushtimet) e no…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMATÍV,~E mb. 1. Që përcakton normën e përbashkët e të njëjtë ose rregullat për diçka. Gramatikë normative gramatika që ka për bazë një standard ideal dhe fiks dhe tenton të impo…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÍM,~I m. 1. Veprimi kur normoj apo kur normohet diçka. Normimi i punës. Normim teknik (shkencor) i prodhimit. 2. gjuh. Normëzim. Normimi i drejtshkrimit.✱Sin.: përcaktim, normë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës i ngarkuar për të përcaktuar normat e një pune, për t’ua dhënë ato punëtorëve dhe për të ndjekur plotësimin e tyre në një ndërmarrje etj.; normue…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vendos normën, caktoj vëllimin e punës a sasinë e prodhimit që duhet përfunduar brenda një kohe; caktoj sasinë e energjisë a të lëndës së parë që nevo…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÚAR (i, e) mb. 1. Që bëhet sipas një norme të caktuar; që është i caktuar me normë. Punë e normuar. Procese pune të normuara. 2. gjuh. Që është ngritur në normë, i normëzuar. G…
Shfaq përkufizimin e plotë →NORMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me caktimin dhe ndjekjen e zbatimit të normave, normist.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë