Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NOMÁD,~E mb. Që nuk ka një vendbanim të përhershëm e të qëndrueshëm, endacak, shtegtar; kund. i ngulur. Fise (popullsi) nomade. Jetë nomade. Popuj nomadë. Barinj nomadë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMÁD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i një popullsie pa vendbanim të qëndrueshëm, endacak, shtegtar. Nomadët e stepave (e shkretëtirave).✱Sin.: endacak, shtegtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMÁRQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Prefekt.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMATÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Oficer i ri në policinë apo xhandarmërinë greke.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Vend i mbrojtur nga era ku pushon ose kullot bagëtia, kullotë; vathë. Nome dimërore (verore). Nomeja e vjeshtës. Nometë e bagëtisë. Ngritën nomenë. ✱Sin.: ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMÉRD,~E mb., vjet. Mosmirënjohës, bukëpërmbysët, i panderadishëm, bukëshkalë, mirësimohonjës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMINÁL,~E mb. 1. Që ka vetëm emrin, por nuk është në të vërtetë; që mendohet se ka një status ose identitet të veçantë, por në realitet nuk e ka. Ai rezulton të jetë një drejtues …
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur nominoj dikë ose nominohem prej dikujt. Nominim për çmimin Nobel.
Shfaq përkufizimin e plotë →NOMLÍ ndajf. Drejt. I vdekuri bëhet nomli bëhet shtang.
Shfaq përkufizimin e plotë →NÓM/Ë,~A f. Shpirti i keq. - Të rroftë noma e zezë! (mallk.) Noma e zezë katastrofë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë