Fjalori
NJOHUR

NJÓHUR,~I (i) m. sh. ~,~IT (të) Një djalë a një burrëcilin e njohim ose me të cilin kemi lidhur marrëdhënie shoqërore. Një i njohuri im. Gjithënjohurit e mi. Takova ca të njohur. Kam shumënjohur. Ma tha një i njohur. Dolëmnjohur.

NJOHUR

NJÓHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Një vajzë a një gruacilën e njohim ose me të cilën kemi lidhur marrëdhënie shoqërore. Erdhi një e njohura e saj. Ia dërgoi një e njohur.
2. Diçka që e njohim, një gjë e njohur. Nga e njohura tek e panjohura.
3. mat. Madhësi e dhënë; madhësicilës ia dimë vlerën; kund. e panjohur. E marrim si të njohur.

NJOHUR

NJÓHUR,~IT (të) as. Njohje. Kamnjohur me dikë njoh dikë, kam lidhje shoqërore me dikë. I japnjohur dikujt i tregoj dikujt se kush jam. Janë martuar me të njohur. Kjo gjë bëhet me të njohur. Jepet me të njohur.
Sin.: njohje, dijeni.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NJOH
NJOH

NJÓH vep., ~A, ~UR kal. 1. Fitoj dijepërpikta për sendet e dukuritë e botës që na rrethon, duke hyrëthelbin e tyre dhe duke zbuluar lidhjet e tyrebrendshme objektive. Njoh botën. Njoh jetën. Njoh ligjet e zhvillimit.
2. Kam fituar ose fitoj njohurigjithanshme për një fushë, për një vepër a për një tërësi veprash ose për një mjeshtëricaktuar, duke studiuar ose në bazëpërvojës; zotëroj, kam dijenipërpikta për diçka, e di mirë diçka. E njeh mirë letërsinë shqiptare (folklorin, muzikën popullore). E njeh mirë veprën e këtij autori. E njeh mirë punën (zanatin) e vet. Njoh disa gjuhëhuaja. Njoh botën e fëmijëve. I njoh njerëzit. E njeh gjendjen. E njoh me pëllëmbë atë krahinë. Nuk e njoh këtë metodë. E njohmajëgishtave. E njoh me rrënjë e me degë e di thellë e me imtësi.
3. E di se kush është, di një varg gjërash kryesore nga jeta e dikujt; e kam parë a e kam takuar vetë dikë dhe i mbaj mend fytyrën e tij a tiparet e tij dalluese. - A më njeh? Nuk e njoh këtë këngëtar. E njoh mirë (pak, nga afër). Njeh shumë ka shumënjohur. E njoh me emër. E njohin edhe gurët. Vampiri e njeh lugatin. (fj. u.).
4. Shquaj, dalloj, e gjej se kush a cili është, ç’gjë është a e kujt është (kryesishtbazëshenjavejashtme). E njoha nga zëri (ngafolurit, ngaecurit). E njoha nga flokët (nga sytë, nga shenjaballë). I njoh gjërat e mia. E njoh pushkën time. Mezi e njoha fshatin ku kam lindur.
5. E kuptoj mirë se kush është, e zbuloj ngagjitha anët, bindem plotësisht se ç’njeri është. - Ende s’e ke njohur kush është? - Do të më njohëshvonë. - E kush e kishte njohur! Kur m’u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët. (fj. u.).
6. Di të përcaktoj mirë vetitë e cilësitë e një sendi, të një kafshe, të një dukurie etj. E njeh rakinë (verën). I njeh pjeprat. I njeh bimët mjekësore (kërpudhat). I njeh qengjat (kuajt). E njeh tokën. E njeh kohën. Ku di të njohë ai!
7. Provojjetë, e vuaj vetë, përjetoj. Ka njohur skamjen. Nuk ka njohur gëzim. Nuk ka njohur brengë (hidhërim). Njeh vetëm fitore.
8. Përfill, pranoj, marr parasysh, kam (zakonishtndërtime mohore). Nuk njeh lodhje. Nuk njeh kufi. Nuk e njeh frikën.
9. I paraqit dikujt dikë, i them se kush është. E njohu me prindërit.
10. Bëjditur, vë në dijeni; bëjdikushketë dijeni rreth diçkaje. Njoh lexuesit me përmbajtjen e një libri. Njoh dëgjuesit me programin e emisioneve (me përbërjen e skuadrave, me përfundimet e ndeshjeve).
11. Pranoj ligjërisht; e quajligjshëm, e pranoj si të vërtetë, të drejtë a të meritueshëm; kund. çnjoh. E njohën qeverinë (shtetin e ri). Njohdrejtat (meritat) e dikujt. E njohën zyrtarisht. E njohën për kryezot. vjet. Ia njohën atësinë. Nuk e njeh për vëlla (për baba, për bir). E njohu gabimin.
12. Kam përshtypjen a bindjen se dikush zotëron veti a cilësicaktuara, e quaj ose e vlerësoj si të tillë a të këtillë. E njoh për trim (për burrëmirë). E njoh për të zgjuar. Nuk e njoh për njeritillë.
13. Provoj për shije diçka për të ngrënë apo për të pirë. Njihe pak gjellën a është bërë?
Sin.: di, zotëroj, dalloj, provoj, shoh, përjetoj, përfill, paraqit, informoj, zbuloj, pranoj, zë.
Ia njoh (ia di) *burmat (dikujt a diçkaje). E njeh një *dynja e tërë (dikë). Nuk e njeh *historia (diçka) iron. Ia njoh *kërçikun (dikujt). Nuk njeh (nuk di, nuk ka) *kufi (dikush a diçka). E njeh *qeni qenin mospërf. E njoh që në *vezë (dikë). Ia njoh (ia di) *vidhat (dikujt a diçkaje).


Rezultate të ngjashme

NJOHURÍ,~A f. kryes. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e dijeve që ka dikush në një fushë të caktuar; tërësia e ideve dhe e nocioneve bazë të një shkence a të një fushe të caktuar; dituri. Njo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.