Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJÓH vep., ~A, ~UR kal. 1. Fitoj dije të përpikta për sendet e dukuritë e botës që na rrethon, duke hyrë në thelbin e tyre dhe duke zbuluar lidhjet e tyre të brendshme objektive. Njoh botën. Njoh jetën. Njoh ligjet e zhvillimit.
2. Kam fituar ose fitoj njohuri të gjithanshme për një fushë, për një vepër a për një tërësi veprash ose për një mjeshtëri të caktuar, duke studiuar ose në bazë të përvojës; zotëroj, kam dijeni të përpikta për diçka, e di mirë diçka. E njeh mirë letërsinë shqiptare (folklorin, muzikën popullore). E njeh mirë veprën e këtij autori. E njeh mirë punën (zanatin) e vet. Njoh disa gjuhë të huaja. Njoh botën e fëmijëve. I njoh njerëzit. E njeh gjendjen. E njoh me pëllëmbë atë krahinë. Nuk e njoh këtë metodë. E njoh në majë të gishtave. E njoh me rrënjë e me degë e di thellë e me imtësi.
3. E di se kush është, di një varg gjërash kryesore nga jeta e dikujt; e kam parë a e kam takuar vetë dikë dhe i mbaj mend fytyrën e tij a tiparet e tij dalluese. - A më njeh? Nuk e njoh këtë këngëtar. E njoh mirë (pak, nga afër). Njeh shumë ka shumë të njohur. E njoh me emër. E njohin edhe gurët. Vampiri e njeh lugatin. (fj. u.).
4. Shquaj, dalloj, e gjej se kush a cili është, ç’gjë është a e kujt është (kryesisht në bazë të shenjave të jashtme). E njoha nga zëri (nga të folurit, nga të ecurit). E njoha nga flokët (nga sytë, nga shenja në ballë). I njoh gjërat e mia. E njoh pushkën time. Mezi e njoha fshatin ku kam lindur.
5. E kuptoj mirë se kush është, e zbuloj nga të gjitha anët, bindem plotësisht se ç’njeri është. - Ende s’e ke njohur kush është? - Do të më njohësh më vonë. - E kush e kishte njohur! Kur m’u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët. (fj. u.).
6. Di të përcaktoj mirë vetitë e cilësitë e një sendi, të një kafshe, të një dukurie etj. E njeh rakinë (verën). I njeh pjeprat. I njeh bimët mjekësore (kërpudhat). I njeh qengjat (kuajt). E njeh tokën. E njeh kohën. Ku di të njohë ai!
7. Provoj në jetë, e vuaj vetë, përjetoj. Ka njohur skamjen. Nuk ka njohur gëzim. Nuk ka njohur brengë (hidhërim). Njeh vetëm fitore.
8. Përfill, pranoj, marr parasysh, kam (zakonisht në ndërtime mohore). Nuk njeh lodhje. Nuk njeh kufi. Nuk e njeh frikën.
9. I paraqit dikujt dikë, i them se kush është. E njohu me prindërit.
10. Bëj të ditur, vë në dijeni; bëj që dikush të ketë dijeni rreth diçkaje. Njoh lexuesit me përmbajtjen e një libri. Njoh dëgjuesit me programin e emisioneve (me përbërjen e skuadrave, me përfundimet e ndeshjeve).
11. Pranoj ligjërisht; e quaj të ligjshëm, e pranoj si të vërtetë, të drejtë a të meritueshëm; kund. çnjoh. E njohën qeverinë (shtetin e ri). Njoh të drejtat (meritat) e dikujt. E njohën zyrtarisht. E njohën për kryezot. vjet. Ia njohën atësinë. Nuk e njeh për vëlla (për baba, për bir). E njohu gabimin.
12. Kam përshtypjen a bindjen se dikush zotëron veti a cilësi të caktuara, e quaj ose e vlerësoj si të tillë a të këtillë. E njoh për trim (për burrë të mirë). E njoh për të zgjuar. Nuk e njoh për njeri të tillë.
13. Provoj për shije diçka për të ngrënë apo për të pirë. Njihe pak gjellën a është bërë?
✱Sin.: di, zotëroj, dalloj, provoj, shoh, përjetoj, përfill, paraqit, informoj, zbuloj, pranoj, zë.
♦ Ia njoh (ia di) *burmat (dikujt a diçkaje). E njeh një *dynja e tërë (dikë). Nuk e njeh *historia (diçka) iron. Ia njoh *kërçikun (dikujt). Nuk njeh (nuk di, nuk ka) *kufi (dikush a diçka). E njeh *qeni qenin mospërf. E njoh që në *vezë (dikë). Ia njoh (ia di) *vidhat (dikujt a diçkaje).
NJÓHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur njoh ose kur njihem me dikë a me diçka; kund. çnjohje, shfuqizim, mohim. Njohje zyrtare. Njohja e jetës. Njohja e ligjeve (e rregulloreve, …
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHUR (i, e) mb. 1. Që e njohim, që është njohur nga ne a nga të tjerë, që e dimë kush a cili është, si është ose i kujt është; kund. i panjohur. Fytyrë e njohur. Një fshatar i nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHUR,~I (i) m. sh. ~,~IT (të) Një djalë a një burrë të cilin e njohim ose me të cilin kemi lidhur marrëdhënie shoqërore. Një i njohuri im. Gjithë të njohurit e mi. Takova ca të n…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Një vajzë a një grua të cilën e njohim ose me të cilën kemi lidhur marrëdhënie shoqërore. Erdhi një e njohura e saj. Ia dërgoi një e njohur.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHUR,~IT (të) as. Njohje. Kam të njohur me dikë njoh dikë, kam lidhje shoqërore me dikë. I jap të njohur dikujt i tregoj dikujt se kush jam. Janë martuar me të njohur. Kjo gjë bë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJOHURÍ,~A f. kryes. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e dijeve që ka dikush në një fushë të caktuar; tërësia e ideve dhe e nocioneve bazë të një shkence a të një fushe të caktuar; dituri. Njo…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHËS,~E mb. 1. Që bëhet për të njohur diçka, që synon të njohë a ta bëjë të njohur diçka. Punë (veprimtari) njohëse. Seminare njohëse. Aftësi njohëse. Ekspeditë njohëse. Mundësia…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka fituar njohuri të gjithanshme për një fushë, për një objekt a për një mjeshtëri të caktuar, duke studiuar ose në bazë të përvojës, ai që ka njoh…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJÓHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka fituar njohuri të gjithanshme për një fushë, për një objekt a për një mjeshtëri të caktuar, duke studiuar ose në bazë të përvojës, ajo që …
Shfaq përkufizimin e plotë →NJOHËSÍ,~A f. Njohje, të njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë