Fjalori
NJERKË

NJÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja e dytë e një burri kundrejt fëmijëve që ka ai me gruan e parë; gruaja e babait, vitërkeshë. Vajzat e njerkës. Njerka iu nënë e kaluar nënës. Njerka e Hirushes. U me njerkë. Ka zemër (shpirt) njerke (keq.) nuk i do fëmijët e tjerë, është zemërligë. Sillet si njerkë (keq.) sillet keq, pa dhembshuri. Nuk të zë nëma e njerkës por nëma e mëmës. (fj. u.).
2. fig. Diçkaështë e keqe dhe e ashpër kundrejt dikujt. Jeta ndonjëherëbëhet njerkë.
*Biri i njerkës. Ca *të nënës e ca të njerkës. E sheh me *syrin e njerkës (dikë a diçka).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NJERK
NJERK

NJÉRK,~U m. kryes. nj., sh. ~Ë, ~ËT Burri i dytë i një gruaje kundrejt fëmijëve që ka ajo me burrin e parë; burri i nënës. Sillet si njerk i lig. Njerku s’është baba. (fj. u.).
M’u njerk (dikush) nuk dua ta shoh me sy, nuk mund ta duroj, ngaqëbieqafë e më mërzit tepër; m’u burri i nënës përb. Ca *të babait e ca të njerkut.


Rezultate të ngjashme

NJERKËRÍ,~A f. Të qenët njerkë a njerk; koha kur një grua është njerkë e dikujt a një burrë është njerk i dikujt. Në kohën e njerkërisë. Njerkëria ka halle shumë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.