Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJERËZÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me njerëzit, që lidhet me njerëzit, i njerëzve; që është karakteristik për njeriun. Shoqëria njerëzore. Gjinia (fara) njerëzore. Veprimtaria (puna) njerëzore. Burime (forca, fuqi, kapacitete) njerëzore. Pamje njerëzore. Tipare njerëzore. Gabim njerëzor. Tragjedi njerëzore. Dinjitet njerëzor. Natyrë njerëzore. Inteligjenca njerëzore. Dëshirë njerëzore.
2. Që ka njerëzi, fisnik e i përzemërt; që mishëron vetitë më të mira të njeriut, i njerëzishëm; që ka dhembshuri për të tjerët, i ndjeshëm. Sjellje njerëzore. Qëndrim njerëzor. Me zemër njerëzore.
✱Sin.: i njerëzishëm, njerëzishte, zemërbutë, i ndjeshëm, shpirtdhembshur.
NJERËZORËZÍM,~I sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur njerëzorëzoj ose kur njerëzorëzohem.2. Rrjedhimi kur njerëzorëzoj ose kur njerëzorëzohem.3. Edukim, emancipim, qytetërim.✱Sin.: nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj njerëzor; i jap jetë, e mbush diçka me përbërës të jetës së njeriut; humanizoj. Njerëzorizoj një tekst të inteligjencës artifici…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÍ,~A f. 1. përmb. Të gjithë njerëzit e një vendi së bashku; një grumbull njerëzish; njerëzit, bota, gjindja. I dha dritë njerëzisë. I bëri zë njerëzisë. Doli faqebardhë para …
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZILLËK,~U m. nj., bised. Qëndrim njerëzor, mirësi, dashamirësi, mirësjellje; humanizëm. Fliste me përulësi e njerëzillëk. U morën vesh me shumë njerëzillëk.✱Sin.: mirësjellje,…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÍM,~I m., përmb. Tërësia e njerëzve që rrojnë në Tokë, gjithë njerëzit e botës; shoqëria njerëzore, njerëzit. Njerëzimi përparimtar. E ardhmja e njerëzimit. Historia e njerëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÍSHT ndajf. Me sjellje të mirë, të hijshme, fisnike e të përzemërt, me njerëzi, në mënyrë të njerëzishme, si njeri, njerëzishëm; kund. çnjerëzisht, mizorisht, barbarisht, bag…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÍSHTE mb. f., vjet. Njerëzore. Rrojtje njerëzishte. Halle njerëzishte. Punë njerëzishte.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka sjellje të mirë, të hijshme, fisnike e të përzemërt me njerëzit, që sillet me njerëzi e me nderim me të tjerët, që ka njerëzi; që mishëron vetit…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÍSHËM ndajf. Njerëzisht, si njeri; njerëzisht; kund. çnjerëzishëm, jonjerëzisht, panjerëzisht. Sillet (flet) njerëzishëm. Iu përgjigj njerëzishëm. Ndahem njerëzishëm me dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJERËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë njerëzor, që ka fituar tipare njerëzore; kund. i çnjerëzuar. Shkencëtarët krijojnë derra të njerëzuar.2. I njerëzishëm, i dhembshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë