Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËVLÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka të njëjtën vlerë me diçka tjetër; që ka të njëjtin kuptim me diçka tjetër; që mund ta zëvendësojë plotësisht diçka tjetër; i barasvlershëm. Madhësi (pjesë) të njëvlershme. Barazime të njëvlershme. Shprehje të njëvlershme. Diploma universitare të njëvlershme. Ndërtime sintaksore të njëvlershme. Figura të njëvlershme (gjeom.) figura që kanë sipërfaqe të barabarta, megjithëse forma e tyre gjeometrike mund të jetë e ndryshme. Trekëndësha të njëvlershëm (gjeom.). Trupa të njëvlershëm (gjeom.) trupa që kanë vëllime të barabarta, megjithëse forma e tyre gjeometrike mund të jetë e ndryshme.
✱Sin.: i njëvlefshëm, i barasvlershëm.
NJËVLEFSHMËRÍ,~A f. Të qenët i njëvlefshëm; vetia e diçkaje që është e njëvlefshme; njëvlerësi. Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave. Njëvlefshmëria e ekuacioneve.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉFSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i njëvlershëm. Programe studimi të njëvlefshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉFTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I njëvlershëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLEFTËSÍ,~A f. Të qenët i njëvlershëm; ekuivalencë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLERSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i njëvlershëm; vetia e diçkaje që është e njëvlershme; njëvlerësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Diçka që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë tjetër, diçka e njëvlershme me një gjë tjetër; diçka, e cila mund të zëvendësojë plotësish…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLERËSÍ,~A f., spec. Të qenët i njëvlershëm me diçka tjetër. Njëvlerësia e një sistemi barazimesh. Marrëdhënie njëvlerësie.✱Sin.: njëvlershmëri, njëvlefshmëri, barasvlershmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë