Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËVLERËSÍ,~A f., spec. Të qenët i njëvlershëm me diçka tjetër. Njëvlerësia e një sistemi barazimesh. Marrëdhënie njëvlerësie.
✱Sin.: njëvlershmëri, njëvlefshmëri, barasvlershmëri.
NJËVLÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Diçka që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë tjetër, diçka e njëvlershme me një gjë tjetër; diçka, e cila mund të zëvendësojë plotësisht një gjë tjetër, barasvlerës. Njëvlerës algjebrik (mat.). Njëvlerës mekanik i dritës (fiz.). Njëvlerës mekanik i ngrohtësisë (fiz.). Njëvlerës termik (fiz.). Njëvlerës kimik (kim.). Gjej njëvlerësin.
2. gjuh., let. Fjalë a shprehje, që mund të zëvendësojë plotësisht nga kuptimi dhe nga funksioni një fjalë ose një shprehje tjetër.
NJËVLEFSHMËRÍ,~A f. Të qenët i njëvlefshëm; vetia e diçkaje që është e njëvlefshme; njëvlerësi. Aplikim për njëvlefshmërinë e dëftesave. Njëvlefshmëria e ekuacioneve.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉFSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i njëvlershëm. Programe studimi të njëvlefshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉFTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I njëvlershëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLEFTËSÍ,~A f. Të qenët i njëvlershëm; ekuivalencë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLERSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i njëvlershëm; vetia e diçkaje që është e njëvlershme; njëvlerësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka të njëjtën vlerë me diçka tjetër; që ka të njëjtin kuptim me diçka tjetër; që mund ta zëvendësojë plotësisht diçka tjetër; i barasvlershëm. Madh…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËVLÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Diçka që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë tjetër, diçka e njëvlershme me një gjë tjetër; diçka, e cila mund të zëvendësojë plotësish…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë