Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Numri më i vogël në vargun e numrave natyrorë; madhësia që përfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
2. Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësi të tjera të një fare. Njësi themelore (bazë). Njësi elektrike (magnetike) (elektr.). Njësi këndore (mat.). Njësi lëvizore (spec.). Njësi termike (spec.). Njësi e prejardhur (spec.). Njësi e rendit të dytë (mat.) dhjeta. Njësi e rendit të tretë (mat.) njëqind. Njësi hamullore (bujq.). Njësia jonë monetare. (fin.) leku. Njësi ushqimore (spec.). Njësi gjatësie (vëllimi, peshe). Njësi prodhimi (ek.). Njësi matjeje. Njësi pune (spec.). Njësi toke (bujq.). Njësitë e masës (e peshës) (fiz.). Njësia e kohës (fiz.). Njësitë e sipërfaqes. Sistemi ndërkombëtar i njësive.
3. Individ, grup, strukturë ose një entitet tjetër i konsideruar si përbërës strukturor ose funksional i një të tëre.
4. usht. Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të një arme ose të armëve të ndryshme dhe që kryen detyra të caktuara luftarake; formacion i vogël ushtarak që kryen një detyrë të veçantë. Njësi ushtarake. Njësi tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësi të zgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësi të specializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative (taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësi të flotës (të aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
5. Dyqan i veçantë ku shiten, ku grumbullohen a ku ndreqen sende lë ndryshme. Njësi tregtare (ushqimore, industrial). Njësi shërbimi. U hapën njësi të reja.
6. Ndarje gjeografike, administrative, ekonomike etj., që bën pjesë në një të tërë. Njësi gjeografike (territoriale). Njësi administrative. Njësi ekonomike.
7. Të qenët i bashkuar si një gjë e vetme, të qenët i pandashëm, të qenët një; të qenët i njëjtë a shumë i ngjashëm; lidhje e ngushtë dhe e pandashme ndërmjet njerëzish, gjërash etj.; përbashkësi. Njësia ekonomike. Njësia politike. Njësia kombëtare. Njësia e mendimit dhe e veprimit. Njësi pikëpamjesh. Njësi veprimesh.
8. Të qenët i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, të qenët një për të gjithë. Njësia e gjuhës u konsiderua arritje kulturore. U punua për njësinë e normës gjuhësore (e drejtshkrimit).
9. gjuh. Element bazë në sistemin e gjuhës ose në nënsistemet e saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike). Parashtesat dhe prapashtesat e fjalëve janë njësi të fjalëformimit.
10. Vijimësi e pandërprerë dhe e rregullt në ndërtimin e në thurjen e një vepre letrare, shtjellim i ngjarjeve i lidhur si duhet etj.; lidhje e ngushtë e shkrirje e harmonishme e elementeve rreth një ideje, rreth një çështjeje themelore në një vepër letrare, shkencore etj. Njësia e ndërtimit. Njësia e veprimit. Njësia e veprës.
✱Sin.: unitet, përbashkësi, njëjësi, barazi.
NJËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur njësoj ose kur njësohet diçka. Njësimi i kombit. Njësimi i gjuhës letrare (i drejtshkrimit). Njësimi i komandës (usht.). Njësimi i monedhës. Nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËSÍT,~I m. sh. ~E, ~ET usht. 1. Formacion i vogël ushtarak. Njësit vrojtues. Njësitet e luftimit. Njësitet vullnetare. Njësiti i shërbimit.2. hist. Grup i vogël partizanësh ose i…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËSH ndajf. 1. Bashkë me një tjetër a me të tjerë, tok e të pandarë, duke qenë të shkrirë në një njësi të vetme, së bashku; kund. veç. U bënë njësh. Rrojnë njësh. Erdhën (vajtën) …
Shfaq përkufizimin e plotë →NJË́SH,~E mb. Që merr vetëm një njësi, që nxë një njësi (zakonisht për enët); që është për një njeri. Xhezve njëshe. Barkë njëshe. Dhomë njëshe. Shtrat njësh. Fill njësh. Bllok një…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJË́SH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Numri një. Më i madh se njëshi. Rrënja katrore e njëshit është një.2. fig., vet. nj. Një njeri, një qenie a një send, duke e marrë veças.3. Nota më e ul…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJË́SH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë që nxë një njësi. E bëri kafen në njëshe.2. Dhomë me një shtrat për një njeri. Njëshet janë zënë.3. Këngë në një zë. Ia mori një njësheje.4. mat.…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJË́SHKË ndajf. Shumë mirë, në rregull.♦ e ka bërë njëshkë fare diçka e ka përgatitur a zgjidhur shumë mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkoj në një të vetme, lidh në një tërësi të vetme e të pandashme dy a më shumë sende, njësi, pjesë etj., që janë të ndryshme; bashkoj në një një…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËSÓJ ndajf. 1. Në po atë mënyrë, në të njëjtën shkallë, pa dallim, pa ndryshim. Visheshin njësoj. E bëri njësoj. Ka marrë njësoj (për diçka që ngjyhet a që lyhet). Veprojnë (puno…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËSÓR,~E mb. 1. libr. Që është një për të gjithë, që është vetëm një, i njësishëm. Gjuha letrare njësore. Norma njësore. Bazë njësore.2. spec. Që ka të bëjë me një njësi të matjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë