Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËQÍND num. 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me dhjetë herë dhjetë. Njëqind veta. Njëqind vjet një shekull. Njëqind faqe.2. si mb. I njëqindtë. Dhoma (kabina) njëqind. Në …
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQIND- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “njëqind”; “që ka njëqind...”, “që është me njëqind...”; “që zgjat njëqind...” (p.sh. njëqindditësh “që zgjat një…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQINDFÍSH ndajf. Njëqind herë aq sa është; njëqind herë më shumë; shumë, fort. Njëqindfish më e rëndë (më e fortë, më e madhe). U bë njëqindfish më i fortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQINDFÍSH,~I m. Sasi, përmasë, vlerë njëqind herë më e madhe se një tjetër, që merret si bazë, qindfish. Njëqindfishi i dhjetës. Njëqindfishi i vlerës. Njëqindfishi i peshës fill…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQINDÓR,~E mb., mat. Që ndahet në njëqind pjesë të njëjta; që mbështetet në numrin a në sasinë njëqind; qindësh. Sistem njëqindor.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQÍNDTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit njëqind në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a në një renditje, në një klasifikim, në një seri etj., i qindtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQÍNDT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që i përgjigjet numrit njëqind në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a në një renditje, në një klasifikim etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQÍNDT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që i përgjigjet numrit njëqind në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a në një renditje, në një klasifikim, në nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQÍNDËSH/E mb., bised. Që përbëhet prej njëqind lekësh. I dha një monedhë njëqindëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËQÍNDËSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised., vjet. Njëqindlekëshe. I dha një njëqindëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë