Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJË́JTË (i, e) mb. 1. Që është po ai ose po ajo gjë; që ka qenë ose që është përmendur njëherë (përdoret për qenie, sende, dukuri); kund. i ndryshëm. Kjo fotografi është e njëjtë me të parën. Lule me ngjyra të njëjta. Me ritëm të njëjtë.
2. Që nuk kanë ndryshim nga njëri-tjetri në masë, në vëllim, sasi etj., i barabartë; fare a shumë i ngjashëm a i afërt me dikë a diçka tjetër; kund. i ndryshëm, i tjetërllojshëm. Dy pjesë të njëjta. Kanë trup të njëjtë. Me gjatësi të njëjtë. Me moshë të njëjtë. Me ngjyrë të njëjtë. Mendime (pikëpamje, synime, qëllime) të njëjta. Dy fjalë me kuptim të njëjtë.
✱Sin.: një, i njëllojtë, i njëllojshëm, i njësojtë, i njënjëshëm, i njëshëm, identik, i barabartë, i njëllojtë, njëngjyrësh, unik, i njësuar, i njësishëm.
NJË́JT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Po ajo, po ato. Janë të njëjtat që dikur flisnin ndryshe.
2. Përdoret para një emri për ta theksuar atë. E njëjta ngjyrë. E njëjta rrugë. Në të njëjtën kohë (orë). Të njëjtat mallra. Të njëjtat të drejta. Në të njëjtën masë.
♦ Noton në të njëjtat (në po ato) *ujëra (me dikë) keq. Me të njëjtën *monedhë libr.
NJËJTËSÍ,~A f. Të qenët i njëjtë.✱Sin.: njëshmëri, njënjëshmëri, identitet, njëjësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËJTËSÍM,~I m., libr. Veprimi kur njëjtësoj ose kur njëjtësohet diçka.✱Sin.: njëjësim, identifikim, barazim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NJËJTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Bëhet i njëjtë me diçka tjetër, barazohet.2. pës. e NJËJTËSÓJ.✱Sin.: njëjësohet, barazohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËJTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj të njëjtë me diçka tjetër, e barazoj, e quaj të njëjtë me diçka tjetër, identifikoj.2. E njoh dikë a diçka si është, provoj që ësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËJTËSÚAR (i, e) mb. Që është njëjtësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËJTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të njëjtësohet me dikë a me diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë