Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËFÁRË pacak. 1. Përdoret për të shënuar diçka që nuk dihet a nuk përcaktohet mirë; lloj, njëfarëlloj. Diku në njëfarë vendi. E dha njëfarë përgjigjeje. Foli me njëfarë krenarie. Kam njëfarë shqetësimi. Ka njëfarë hezitimi (lëkundjeje). Merr njëfarë zhvillimi. Vendi ka bërë njëfarë përparimi.
2. Deri në një masë të caktuar, në masë të vogël, pak. Pas njëfarë kohe mësohesh me një gjë të tillë. Duhet njëfarë ndihme, nuk bëhet dot vetëm. Kjo shprehje e ka njëfarë kuptimi. Në njëfarë mënyre deri diku.
3. Përdoret për t’iu referuar dikujt që është i panjohur ose që nuk ia dimë mirë profesionin. Erdhi njëfarë gazetari. E pa njëfarë mjeku.
4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, përçmim ose përbuzje (për një njeri); një. Është njëfarë gënjeshtari (rrugaçi, matrapazi) ai, që s’e ka shokun!
✱Sin.: lloj, njëfarësoj, njëfarëlloj, pak, një.
NJËFARËLLÓJ ndajf. Njëfarësoj. Kudo njëfarëlloj ashtu është. Sjellja tregon njëfarëlloj edhe edukatën.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËFARËLLÓJ pacak. Njëfarë. Tabela jepte njëfarëlloj orientimi. Bënë njëfarëlloj kompromisi. Ndjeu njëfarëlloj lumturie.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËFARËSÉNDI ndajf. Disi, diçka, çka; njëfarësoj. - A e mori veten? - Njëfarësendi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËFÁRËSH,~E mb. 1. bot. Që ka vetëm një farë (për frytet e bimëve). Fryt njëfarësh. Pemë (bimë) njëfarëshe.2. Që është i një fare me një tjetër, që janë të të njëjtit lloj, i njël…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËFARËSÍ,~A f. Të qenët i një fare. Njëfarësia e fjalive të bashkërenditura (gjuh.).
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËFARËSÓJ ndajf. 1. Në njëfarë mënyre, si të mund, deri diku. Çadra e mbronte njëfarësoj nga shiu. U duk sikur u qetësuan njëfarësoj. Ia arriti qëllimit njëfarësoj. - Do ta mbaroj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë