Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËDÍTËZAJ ndajf. [dhe NJËDÍTËZ ndajf., NJËDÍTËZA ndajf.] Pardje; dy-tri ditë më parë. Erdhi njëditëzaj. As dje, as njëditëzaj. Në fshat shkova njëditza. Njëditëzaj bënë dasmë të madhe.
2. Një ditë (për një kohë të pacaktuar); dikur. E kam takuar njëditëzaj.
NJËDITÓR,~E mb. Që zgjat një ditë; që kryhet brenda një dite; njëditësh. Udhëtim njëditor. Ekskursion njëditor. Seminar njëditor. Grevë njëditore. Agjërim njëditor.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pardjeshëm; që ka ndodhur para dy-tri ditësh, që është bërë para dy-tri ditësh. Shiu i njëditshëm. Bukë e njëditshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËDÍTËSH,~E mb. 1. Që është bërë një ditë më parë, që ka vetëm një ditë që është bërë, njëditor. Gjellë njëditëshe.2. Që ka lindur a që ka çelur një ditë më parë (për njerëzit, p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë