Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka vetëm një anë; që bëhet vetëm në njërën anë, që i takon vetëm një ane. Krehje e njëanshme e pëlhurës. Kositje e njëanshme e barit.
2. Që është i drejtuar në një anë, që ecën a zhvillohet në një drejtim të vetëm, që bëhet në një krah; kund. i gjithanshëm; i shumanshëm. Plehërim i njëanshëm plehërim vetëm me një lloj plehu. Ushqim i njëanshëm. Bujqësi e njëanshme. Përgatitje e njëanshme. Punë e njëanshme. Zhvillim i njëanshëm. Prodhim i njëanshëm.
3. Që interesohet e merret vetëm me një degë të dijes, të artit etj., që ka interesa shumë të ngushtë, i kufizuar; kund. i shumanshëm; i gjithanshëm, i tëranshëm. Njeri (studiues) i njëanshëm. Studim i njëanshëm. Është i njëanshëm.
4. Që e vështron diçka vetëm nga një anë, që merr parasysh a që njeh vetëm një anë të saj, i ngushtë; kund. i gjithanshëm; i gjerë, i paanshëm. Qëndrim i njëanshëm. Gjykim i njëanshëm. Kuptim i njëanshëm. Në mënyrë të njëanshme.
5. Që anon në gjykimin e një çështjeje ose në vlerësimin e diçkaje vetëm nga njëra anë a nga njëra palë, jo i drejtë, jo i paanshëm; kund. i drejtë, i paanshëm. Qëndrim i njëanshëm. Gjyqtar i njëanshëm. Komision i njëanshëm. Ndërmori hapa të njëanshëm. Vlerësim i njëanshëm. Ndryshimet e njëanshme të dokumentit.
6. Që bëhet vetëm nga njëra prej palëve ose nga njëri prej njerëzve të lidhur për diçka; që kryhet pa pëlqimin e palës tjetër a të njerëzve të tjerë, që bëhet pa u këshilluar me ta. Veprim i njëanshëm. Mbyllje e njëanshme e marrëveshjes. Vendim i njëanshëm arbitrar. Armëpushim i njëanshëm. Traktat paqeje i njëanshëm. Denoncim i njëanshëm i një traktati.
✱Sin.: njëanës, i kufizuar, tendencioz, i ngushtë.
NJËANSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i drejtuar vetëm në një anë, të qenët i njëanshëm; të qenët i kufizuar, ngushtësi; kund. shumanshmëri. Njëanshmëria e ekonomisë. Njëanshmëria e burime…
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËANSHMËRÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të njëanshme, njëanësisht; duke gjykuar ose duke vlerësuar vetëm nga njëra anë. Vendimi u mor njëanshmërisht. Rregullorja u ndryshua njëanshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë