Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe ~ËRA,~ËRAT 1. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind. Një mijë lekë. Gati një mijë njerëz. Dy mijë dele. Tre mijë e njëqind pemë. Disa mijëra libra. Dhjetë mijë banorë. Dy – tre mijë vetë. Njëqind mijë hektarë tokë. Dy herë pesëqind bëjnë një mijë. Edhe një mijë herë sikur të vijë, të një mijë herët do ta kthej mbrapsht.
2. bised., vet. sh. Numër, masë a sasi që arrin në disa mijëra por që nuk është përcaktuar me saktësi. Erdhën mijëra (vetë). Ishin me mijëra (njerëz). Teatri ka një kapacitet prej mijëra vendesh. Fshati gjendet mijëra kilometra larg detit.
3. bised., vet. sh. Në një numër aq të madh saqë nuk mund të numërohen (me fjalët ‘dhjetëra’, ‘qindra’ e ‘mijëra’ përpara). Dhjetëra mijëra njerëz festuan sot. Flas për mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Qindra e mijëra (të rinj, studentë, punonjës) u mblodhën në shesh.
4. fig., bised. Në një numër rastesh a situatash shumë herë më të madhe nga sa është normale ose nga sa nevojitet; jashtëzakonisht shumë, tepër (përdoret me kuptim përforcues në bashkëvajtje me numërorin një). Ta kam thënë një mijë herë. I bëri një mijë pyetje. E mbante me një mijë të mira. Kishte një mijë halle mbi kokë. I nxori një mijë pengesa.
♦ T’u bëftë dita një mijë! ur. jetofsh shumë!, rrofsh e qofsh sa malet!, t’u zgjattë jeta shumë! Gjysma e mijës pesëqind! mos u mërzit e mos mendo shumë, le të vejë si të vejë, mos u shqetëso, mos e vrit mendjen; të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë! Me mijë për qind me siguri të madhe, plotësisht; patjetër, pa asnjë dyshim; si një e një (që) bëjnë dy. Ku vajti mija (le të vejë) edhe qindi ku shkoi ose u shpenzua e shumta, le të ikë edhe e pakta; nuk ka vend për të kursyer; s’nxirret dhjamë nga pleshti.
►MIJËFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet një mijë herë më i madh se ç’është, bëhet një mijë herë më e madhe se diçka tjetër që merret si bazë, rritet një m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIJËFISH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka edhe një mijë herë më të madhe se ç’është; e bëj një mijë herë më të madhe se diçka tjetër që merret si bazë, e rrit një mijë herë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIJËKË́MBËSH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. Krijesë e vogël me trup të gjatë si krimb dhe me numër shumë të madh këmbësh, me nga dy palë këmbë në secilin segment me përjashtim të segmenti…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIJËRAFÁQËSH,~E mb. Që ka mijëra faqe. Filloi të shfletonte fjalorin mijërafaqësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIJËRAVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat disa mijëra vjet, që i përket një periudhe prej disa mijëra vjetësh; që ka filluar mijëra vjet më parë dhe ende vijon; shumë i lashtë. Kanë një hist…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÍJËSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vet. sh., mat. Numrat nga një mijë deri në nëntë mijë. Shtylla e mijësheve. Mbledhja e mijësheve. Veprimet me mijëshe. Mijëshja ka dhjetë qindëshe.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIJËVJETÓR,~I m. Përvjetori i njëmijtë i një ngjarjeje të shënuar, i themelimit të diçkaje etj.; përkujtimi i këtij përvjetori. Mijëvjetori i lindjes së shenjtorit. Në mijëvjetorin…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÍJËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat një mijë vjet, që përfshin një kohë prej një mijë vjetësh; që i përket një periudhe prej një mijë vjetësh. Mbretërim mijëvjeçar. Periudhë (histori) mi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIJËVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Moshë ose periudhë kohe prej një mijë vjetësh. Mijëvjeçari i tretë i erës sonë. Në mijëvjeçarin e parë para erës së re. Gjatë dy mijëvjeçarëve të kalua…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë