Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NISESHTÉ,~JA f. Pluhur i bardhë si miell i imët që nxirret nga kokrrat e disa bimëve, si gruri, misri, patatja etj. dhe që përdoret në industrinë ushqimore, të letrës, në farmaceutikë etj.; amidon. Niseshte gruri (patateje, orizi, misri). Fabrikë niseshteje. Paluze me niseshte. Gatuaj brumin me miell e niseshte. Ëmbëlsirë me niseshte.
NISESHTEMBÁJTËS,~E mb., bot. Që ka në përmbajtje niseshte.
Shfaq përkufizimin e plotë →NISESHTÓR,~E mb. Që ka të bëjë me niseshtenë, prej niseshtesë, i niseshtesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë