Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NIKOTÍN/Ë,~A f. Lëndë e helmët me erë të keqe, që gjendet në formë natyrore në gjethet e duhanit e në disa bimë të tjera dhe që në sasi të vogla është stimuluese e në sasi të mëdha është helmuese. Gishtërinj të zverdhur nga nikotina. Çaji përmban nikotinë në nivele të ulëta. Edhe cigaret elektronike përmbajnë nikotinë.
NIKOTINÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me nikotinën, që përmban nikotinë, i nikotinës. Acid nikotinik.
Shfaq përkufizimin e plotë →NIKOTINÍZ/ËM,~MI m., mjek. Helmim me nikotinë, helmim me duhan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë