Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NIHILÍZ/ËM,~MI m., hist. 1. Drejtim mendor e politik që u përhap në Rusi në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XIX dhe që mbante një qëndrim mohues ndaj traditave e vlerave shoqërore e kulturore dhe ndaj rendit shoqëror në tërësi.
2. Mohim i plotë i parimeve, i normave morale, i vlerave kulturore e i çdo tradite të një shoqërie; qëndrim mohues dhe nënvlerësues ndaj çdo gjëje, pa dallim; mohim. Ra në nihilizëm. Nihilizëm vlerash.
NIHILÍST,~E mb. Që ka të bëjë me nihilizmin, që është veçori e nihilistit; mohues. Pikëpamje nihiliste. Qëndrim nihilist.
Shfaq përkufizimin e plotë →NIHILÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mohon në tërësi traditat, vlerat kulturore dhe normat morale të një shoqërie; ai që mban një qëndrim tepër mohues ndaj çdo gjëje, ithtar i nihil…
Shfaq përkufizimin e plotë →NIHILÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mohon çdo gjë, ithtare i nihilizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë