Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGÚTUR (i, e) mb. 1. Që bëhet me ngut, i nxituar. Hapa të ngutur. Punë e ngutur.
2. Që vepron pa u matur e pa i peshuar mirë punët; i rrëmbyer; që shprehet a bëhet pa u menduar mirë; i pamenduar. Ai është gjithmonë i ngutur. Veprim i ngutur. Mendim i ngutur.
✱Sin.: i nxituar, i rrëmbyer, i pamenduar, i ngutshëm.
NGUT,~I m. Përpjekje për të bërë diçka sa më shpejt; gjendja e atij që nuk i del koha ta kryejë diçka; nxitim i tepruar, rrëmbim. Kam ngut. Jam për ngut. Kërkon me ngut. E merr punën me ngut. Punon me ngut. E bëri punën ngut e ngut. U nis me ngut. Përgatit me ngut. Zbret (ngjitet) me ngut.
✱Sin.: nxitim, shtrëngim, ling, shtrëngicë, turr, vrap, ngutje, revan, mospërmbajtje, shpejtësi, rrëmbesë, rrëmbim, axhele, hiti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë