Fjalori
NGUTËSI

NGUTËSÍ,~A f. 1. Nevoja për ta bërë diçka sa më parë, kërkesa për të mos u vonuar; të qenët i ngutshëm. Shkalla e ngutësisë. Kjo punë paraqit ngutësi. Ndërhyri (kërkoi) me ngutësi.
2. Nxitim i madh për të bërë diçka, ngutje; veprim i nxituar, rrëmbim, ngutje. Ngutësi e theksuar. E bëri me ngutësi.


Rezultate të ngjashme

NGUTËSÍSHT ndajf. Nxitimthi, ngutas, ngutazi, ngutshëm, ngutthi, rrëmbimthi. Kishte nevojë ngutësisht për të pushuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.