Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngushtoj ose ngushtohem; kund. zgjerim. Ngushtimi i enëve të gjakut. Ngushtimi i tregjeve. Ngushtimi i dallimeve thelbësore midis fshatit e qytetit.
2. Pjesë e ngushtuar e një gjëje, e një organi etj. Ngushtimet në aortë. Ngushtim i ezofagut. Ngushtim i stomakut. Ngushtim i kanalit urinar.
3. vjet. Gjendje e rëndë dhe e vështirë; humbje shprese; përjetim pa rrugëdalje i një gjendjeje. Jetë plot ngushtime. Gjendeshin në ngushtim. Pse tërë ky ngushtim, çdo gjë ka zgjidhje!
✱Sin.: ngushtësim, shkurtim, rrudhje, hollim, tkurrje, mbledhje, rrëgjim, zvogëlim, gulçim, shtrëngim, ngjeshje, vështirësi, vështirësim, angështim, rrethim, kufizim, pakësim, rëndim, ngushticë, shtrëngesë.
NGUSHT,~I m. Bast.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHTÁN,~E mb., krahin. Që është ngushtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHTÁN,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. Ai që është ngushtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÚSHTAS ndajf. Ngushtë. Ishin të lidhur ngushtas ndërmjet tyre. Lidhen ngushtas, së paku, me dy aspekte.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÚSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e hollë, elegante (kryesisht për një grua).
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHTÍ,~A f. 1. Varfëri e madhe, ngushticë. Ajo familje jetonte në ngushti të madhe.2. Ndjenja e të ndjerit ngushtë; ngushtllëk. E kapi ngushtia e nuk dinte si të vepronte.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të ngushtë diçka; kund. zgjeroj. Ngushtoj pantallonat (fustanin). Ngushton enët e gjakut. 2. I pakësoj vendin a hapësirën e nevojs…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHT/Ë,~A f. Vështirësi; pozitë a situatë e vështirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÚSHTË (i, e) mb. 1. Që ka një shtrirje të vogël në gjerësi; që ka një gjerësi më të vogël se ajo që nevojitet; kund. i gjerë. Rrugë (rrugicë) e ngushtë. Brez (rrip) i ngushtë tok…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÚSHTË ndajf. 1. Me gjerësi të vogël a të pamjaftueshme, shtrënguar; kund. gjerë. E ka prerë (e ka qepur) ngushtë. I rrinë ngushtë rrobat (pantallonat). I bien ngushtë këpucët (çi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë