Fjalori
NGUSHTË
NGUSHTË

NGÚSHTË (i, e) mb. 1. Që ka një shtrirjevogëlgjerësi; që ka një gjerësi më të vogël se ajonevojitet; kund. i gjerë. Rrugë (rrugicë) e ngushtë. Brez (rrip) i ngushtë toke. Daltë e ngushtë. Me shpatullangushta.
2.puthitet shumë pas trupit, që nuk është i gjerë sa duhet, që të shtrëngon; kund. i lirë, i gjerë. Pantallonangushta. Mëngëngushta. Këpucë (çizme) të ngushta. Më rrinëngushta rrobat.
3. Që ka hapësirëvogël, që nxë pak; kund. i gjerë, i hapësirshëm. Korridor i ngushtë. Oborr i ngushtë. Dhomë e ngushtë.
4.përfshin një numërvogël njerëzish, pjesëmarrësish a anëtarësh, i kufizuar; kund. i gjerë; masiv. Rreth (grup) i ngushtë shoqëror. Organizatë e ngushtë. Mbledhjengushta. Numër i ngushtë të ftuarish. Bisedë e ngushtë.
5.është shumë afër me një tjetër, që nuk ka largësimjaftë. Radhëngushta. Rreshta pemësh frutorengushta. Ndarjengushta me rafte.
6. fig. Që nuk i kalon disa caqe dhelidhet me një fushëvogël dijesh, njohurish, veprimtarie etj.; i kufizuar; kund. i gjerë, i hapët. Specializim (specialitet) i ngushtë. Sferë e ngushtë. Profil i ngushtë. Në një kornizë ngushtë. Fushë e ngushtë studimi.
7. fig. Që i kap gjëratmënyrëkufizuar, që i mungon gjerësia e mendimit; që shikon vetëm një fushëvogël, që përfshin pak gjëra, i kufizuar. Politikan i ngushtë. Me mendjengushtë. Horizont (botëkuptim) i ngushtë. Pikëpamje (koncepte) të ngushta. Interesangushta vetjake. Kuptim i ngushtë i një çështjeje. Mendonmënyrëngushtë. Doli nga rrethi i ngushtë. Shpirti i ngushtë i një kolektivi.
8. fig. Që ka shpirtvogël, që nuk është bujar e i hapur me të tjerët; zemërngushtë, shpirtvogël. I ngushtë nga zemra. U tregua i ngushtë.
9. fig. Që ka lidhjedrejtpërdrejta e të afërta me një tjetër; që është shumë i afërt e miqësor me një tjetër; që bëhet me përzemërsi dhe me afërsi; i afërt, i përzemërt. Bashkëpunim i ngushtë. Takime (biseda) të ngushta. Marrëdhënie (lidhje) të ngushta. Mik (shok) i ngushtë. Miqësi e ngushtë. Në lidhjengushtë me situatën.
10. fig. I vështirë, i rëndë për t’u përballuar. Gjendje e ngushtë. Iu ndodhditëngushtë e ndihmoi kur ishtevështirësi.
11.dëshpërohet lehtë e s’sheh rrugëdalje; ndjellakeq, i rrëmaçët. Është i ngushtë, stresohet për çdo gjë. Është i ngushtë për nga natyra.
12. mat. është më i vogël se nëntëdhjetë gradë. Kënd i ngushtë.
13. sport. Që ka ndryshim shumëvogëlpikë. Rezultat i ngushtë.
14. I mirëfilltë, i drejtpërdrejtë. Kuptimi i ngushtë i një fjale. Në kuptimin e ngushtëfjalës.
15. gjuh. shqiptohet duke i afruar shumë buzët e duke e ngritur shumë lart gjuhën (për zanoret). Zanore e ngushtë.
Sin.: i puthitur, i shtrënguar, i ngjeshur, i përmbledhur, kuckë, i angësht, i vogël, i dendur, i hollë, i kufizuar, i njëanshëm, i pazhvilluar, i ngurtë, mendjeshkurtër, shpirtvogël, zemërngushtë, meskin, shtrëngues, i afërt, i përzemërt, i ngrohtë, intim, besnik, vëllazëror, i dashur, i vështirë, i rëndë, ndjellakeq, i rrëmaçët, i mirëfilltë, i drejtpërdrejtë.
Ka *zemër (shpirt) të ngushtë (dikush). E ka zemrën (shpirtin) të ngushtë (dikush) është zemërngushtë e shpirtvogël; ka zemër (shpirt) të ngushtë; kund. e ka zemrën (shpirtin) të gjerë. Me *zemër (me shpirt) të ngushtë.

NGUSHTË

NGÚSHTË ndajf. 1. Me gjerësivogël a të pamjaftueshme, shtrënguar; kund. gjerë. E ka prerë (e ka qepur) ngushtë. I rrinë ngushtë rrobat (pantallonat). I bien ngushtë këpucët (çizmet).
2. Me një hapësirëvogël për të banuar, për të punuar etj.; shumë afër me një tjetër, shtrënguar; kund. lirshëm, gjerë. Ishin ngushtë me shtëpi. Rrimë ngushtë.
3. fig. Në një gjendjevështirë për ta përballuar, pa rrugëdalje, pisk, keq. Ishte (gjendej, ndodhej) ngushtë. Mbeti (ra) ngushtë. E ka ngushtë. E zuri (e kapi) ngushtë e gjeti a e vuri dikëkushtevështira, pa rrugëdalje. Jam ngushtë me dikë shkakton shqetësime dikush, nuk di si t’ia bëj me dikë, e kam keq punën me të.
4. fig. nevojë për diçka a për dikë; në gjendjekeqe ekonomike. Ishte ngushtë nga gjendja (ekonomikisht). Dikur ishin ngushtë për bukë (për ushqime). Ranë ngushtë atij dimri. Është ngushtë për diçka. Në kohë fushate ishte ngushtë për njerëz. Ngushtë fort iron. nuk do t’ia dijë për dikë. Është ngushtë fort për ty! S’jam ngushtë për ty.
5. fig. mënyrëdrejtpërdrejtë e shumëafërt; në mënyrëafërt dhepërzemërt. I lidhur ngushtë me popullin (me masat). I lidhur ngushtë me problemet e kohës (e jetës). E lidhin ngushtë me praktikën.
6. fig. mënyrëkufizuar, me një pamjengushtë, pa gjerësi. Gjykon (mendon) ngushtë. E kupton ngushtë problemin (çështjen). I sheh ngushtë punët.
Sin.: shtrënguar, ngjeshur, krrëk, fort, rrasur, ngucur, dendur, angësht, vështirë, rëndë, pisk, keq, acar, rricë, ngushtësisht, pandashmërisht, pazgjidhmërisht, drejtpërdrejt, shtrëngueshëm, hollë, hollazi, përzemërsisht, ngurtë.
*Gjallë e ngushtë (e keq). Jam (bie) ngushtë. 1. (me dikë). Më shkakton shqetësime dikush e nuk di si t’ia bëj me të, e kam keq punën me të; bie trashë; biehall. (për diçka). Më mungon diçka e kam shumë nevojë për të; jamgjendjekeqe ekonomike; bie në një gjendje shumërëndë, nga është vështirëdal; e kam pisk. E ndiej (e shoh) veten ngushtë. 1. Më vjen zor a turp para dikujt a në një mjedispanjohur, ndihem keq; zihem ngushtë; e ndiej (e shoh) veten pisk. 2. Ndihem fajtor për diçka; jam i prekur nga pasojat e një veprimi; ul kokën. E zuri ngushtë (dikë) e vuri në një gjendjevështirë e pa rrugëdalje, e vurikushtetilla që s’di nga t’ia mbajë a si të përgjigjet; e zuri (e bëri) mat; e zuri pisk; e shtiu (e futi) në rreth. Zihem ngushtë vihemgjendjevështirë e pa rrugëdalje, s’di nga t’ia mbaj a si të përgjigjem; e ndiej (e shoh) veten ngushtë; gëlltit (kapërcej) pështymën; zihem pisk; më zuri rrota (qerrja) bishtin.

NGUSHTE

NGÚSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajoështë e hollë, elegante (kryesisht për një grua).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NGUSH
NGUSH

NGUSH vep., ~A, ~UR kal. E rrokqafë, e rrok gushas, përqafoj. E ngushibirin me mall.


Rezultate të ngjashme

NGÚSHTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Kockë në gjoksin e pulës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGUSHTÁN,~E mb., krahin. Që është ngushtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGUSHTÁN,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. Ai që është ngushtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGUSHTÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET krahin. Ajo që është ngushtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGÚSHTAS ndajf. Ngushtë. Ishin të lidhur ngushtas ndërmjet tyre. Lidhen ngushtas, së paku, me dy aspekte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGÚSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e hollë, elegante (kryesisht për një grua).

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGUSHTÍ,~A f. 1. Varfëri e madhe, ngushticë. Ajo familje jetonte në ngushti të madhe.2. Ndjenja e të ndjerit ngushtë; ngushtllëk. E kapi ngushtia e nuk dinte si të vepronte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngushtoj ose ngushtohem; kund. zgjerim. Ngushtimi i enëve të gjakut. Ngushtimi i tregjeve. Ngushtimi i dallimeve thelbësore midis fshatit …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të ngushtë diçka; kund. zgjeroj. Ngushtoj pantallonat (fustanin). Ngushton enët e gjakut. 2. I pakësoj vendin a hapësirën e nevojs…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.