Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NGUSHËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më largohet një hidhërim a një vuajtje, më ikën dëshpërimi për një fatkeqësi, qetësohem. Nuk ngushëllohet lehtë. U ngushëllua shpejt.
2. vetv. Gjej gëzim e kënaqësi te dikush a te diçka, që më zëvendëson dikë a diçka të humbur; kënaqem me dikë a me diçka tjetër. Ngushëllohet me djalin tjetër. Ngushëllohet me punë. Duhet të ngushëllohet me kaq.
3. pës. e NGUSHËLLÓJ. U ngushëllua nga të gjithë kolegët.
✱Sin.: përdëllehem, qetësohem, mallëngjehem, prehem, kënaqem.
NGUSHËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përpiqem t’i lehtësoj dhembjen a hidhërimin dikujt duke i dhënë zemër me fjalë të mira; i jep zemër për të përballuar një fatkeqësi. Ngushëlloi mikun (shokun). E ngushëlloi me fjalë të mira. Nuk di të ngushëllojë.
2. I shpreh hidhërimin dhe ndjenjat e mia të afërta dikujt që ka humbur një njeri të familjes. Ngushëlloi familjen e të ndjerit. Shkoi për të ngushëlluar.
✱Sin.: lehtësoj, flas, qetësoj, përdëllej, rënkoj, balsamoj, mallëngjej, ligjoj.
NGUSHËLLÍ,~A f. Ndjenja e lehtësimit dhe e qetësimit pas një humbjeje të rëndë, ngushëllim. Gjithë shend e ngushëlli. Njerëzit prisnin ngushëlli.✱Sin.: ngushëllim, përdëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ngushëlloj ose kur ngushëllohem nga dikush a diçka. Ngushëllimi i të afërmve. Telegram (letër) ngushëllimi. Fjalë ngushëllimi. …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLIMTÁR,~E mb. Që u sjell ngushëllim të tjerëve; ngushëllues. Këngë ngushëllimtare. Me fjalë ngushëllimtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që iu sjell ngushëllim të tjerëve; ai që shkon për ngushëllim te një tjetër; ngushëllues.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përpiqem t’i lehtësoj dhembjen a hidhërimin dikujt duke i dhënë zemër me fjalë të mira; i jep zemër për të përballuar një fatkeqësi. Ngushëlloi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLL/ÓNJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. Ngushëlloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLÚAR (i, e) mb. Që është ngushëlluar, që i është lehtësuar dhembja a hidhërimi për një humbje ose fatkeqësi.✱Sin.: i lehtësuar, i qetësuar, i përdëllyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLÚES,~E mb. Që të sjell ngushëllim; që të largon pikëllimin, të lehtëson dhembjen e të qetëson. Fjalë ngushëlluese. Një letër ngushëlluese. Zë ngushëllues.✱Sin.: lehtësues, …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i sjell ngushëllim një tjetri; ngushëllimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGUSHËLLÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i sjell ngushëllim një tjetri; ngushëllimtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë