Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Nuk vendos menjëherë e prerazi për të bërë një punë a një veprim, jam me dy mendje, lëkundem. Ngurron të niset. Ngurroj ta marr (ta bëj). Nuk ngurron të ndihmojë të tjerët. E bën pa ngurruar. E firmosi pa ngurruar peticionin. Nuk ngurron të thotë të vërtetën (mendimin e vet).
2. kal. Mbledh, rrudh, tkurr; ngurr.
3. jokal. Nuk lëviz, nuk tundem, qëndroj i patundshëm si gur. Shqiptarët ngurruan në shekuj të shekujve e nuk u përulën.
✱Sin.: lëkundem, luhatem, ndërdyshem, mëdyshem, druhem, druaj, topitem, ndërdyhem, dyzoj, stepem, hezitoj, përdridhem, shtypem, përmbahem, mënjanohem.
►NGURR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem, rrudhem, tkurrem, ngrrucem. Ishte ngurruar shumë nga plakja.2. pës. e NGURRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGURRÓS vep., ~A, ~UR kal. Trondit, shtang, trullos.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGURRÓSJ/E,~A f. Tronditje, trullosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGURRÓSUR (i, e) mb. Që është ngurosur; i tronditur, i shtangur, i trullosur. I ngurrosur nga lajmi që mori.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë