Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGULMÚES,~E mb. 1. Që nuk i ndahet diçkaje, që vepron me ngulm; që bëhet me ngulm. Ka qenë ngulmues gjithë jetën e tij. Përpjekje ngulmuese. Luftë e gjatë dhe ngulmuese. Duhet të jemi më ngulmues.
2. I përqendruar mirë diku; që nuk shkëputet (për sytë, vështrimin). Vështrim (shikim) ngulmues. Vëmendje ngulmuese. Me sy ngulmues.
✱Sin.: këmbëngulës, i përqendruar, i zellshëm.
NGULMÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i ngulmueshëm; vetia e diçkaje që është e ngulmueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMÚESHËM ndajf. Me ngulm; duke ngulmuar; ngulaz, ngulmas, ngulmërisht, ngulshëm. E ndjek ngulmueshëm. Të trokiturat u përsëritën ngulmueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ngul këmbë për diçka, që kërkon me forcë t’i plotësohet një kërkesë, një dëshirë etj., ngulmues, këmbëngulës. Kontrolli i ngulmueshëm i forcave të …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë