Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGULMËRÍSHT ndajf. Me ngulmëri, ngulmueshëm. Ishte ngulmërisht i vendosur t’i shkonte deri në fund.
NGULMËRÍ,~A f. Këmbëngulje, vendosmëri. Ngulmëri e theksuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngul këmbë; ngulmoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMËSÍ,~A f., tek. Aftësia e një materiali për t’u shtrirë, për t’u tërhequr ose për t’u bërë tel ose fije të hollë pa u thyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të qëndrueshme, me ngulm, me kokëfortësi. E kërkoi ngulmësisht të drejtën e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÚLMËT (i, e) mb. 1. Që ka zënë vend mirë e nuk largohet, i ngulitur. Mendim i ngulmët. Shpresa (bindje) të ngulmëta. 2. Që bëhet pa iu ndarë dhe me të gjitha fuqitë, që bëhet me …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMËTÁR,~E mb. Këmbëngulës, ngulmues. Vajzë ngulmëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Këmbëngulës, ngulmues.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGULMËTÍ,~A f. Fortësi. Ngulmëtia e një metali.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë