Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngulem diku. Ngulimi i shqiptarëve në Itali në shekullin XV. Ngulimi në dhe të huaj.
2. Vend ku është ngulur një popullsi e vogël, e ardhur nga një vend a krahinë tjetër; banorët e këtij vendi. Ngulimet shqiptare jashtë atdheut. Ngulimet në bregdetin ilir. Hora është ngulimi më i madh arbëresh.
✱Sin.: vendosje, ngulje, koloni, vendvendosje, vendbanim.
NGUL vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që diçka (zakonisht me majë) të hyjë në një trup (në tokë, në mur, në dërrasë etj.) duke e goditur ose duke i rënduar me forcë; kund. shkul, çngul. Ngul gozhdën. Ngul shtyllat. Ngul një hu. Ngul kazmën. Ngul në dhe (në dërrasë). E nguli thellë. Ngul hunjtë e domateve në arë. - Ia ngulsha gurin (e varrit) mbi krye! mallk. Ngul gozhdë në pikë të sabahut e filloj ditën mbrapsht, me ngatërresa. Nuk ia ngul kush dhëmbin dikujt është i fortë, i zoti.
2. Fut diçka të hollë e të mprehtë në një send etj. Ngul gjilpërën. I nguli thikën (shpatën). Ngul pirunin. Ngul sfurkun. I nguli dhëmbët. I ngul thimthin. I nguli thonjtë (kthetrat).
3. Mbjell një bimë a një pemë. Ngul hardhi. Ngul fidanë. Ngul qepë e shkul hudhra 1. Bën një punë të padobishme, krejt të kotë, bën më shumë dëm sesa punë të vlefshme. 2. Ai tani po ngul e shkul hudhra ka kohë që ka vdekur. 3. Ngul qepë në njërën anë e shkul hudhra në anën tjetër çalon.
4. Vendos diku për të mos e lëvizur për një kohë; e vë diku, duke e mbajtur fort që të mos luajë nga vendi. Ngulën çadrat vendosën, hapën çadrat. Ngulën kampin. Ngulën vathën. Nguli cak zuri vend për të jetuar. Ngul këmbët pas dheut. Ngul flamurin vë, ngre flamurin në një vend.
5. fig. Shikoj me vëmendje të përqendruar. Ia nguli sytë me plot admirim. Nguli vështrimin.
6. fig. Bëj që të zërë vend për shumë kohë në mendje a në kujtesë diçka. E nguli në kokë (në mendje, në kujtesë). Ngule mirë në kokë këtë këshillë.
7. jokal. Zë vend diku për të banuar; qëndroj në një vend, ndalem diku, ngulem. Nguli në fshat. Nguli i pari në atë vend. - Ngul aty e mos lëviz!
8. Thumboj, tall. Vetëm të ngulë di ai!
9. Ia hedh dikujt; i bëj një të keqe dikujt. Ai ta ngul pa e marrë vesh.
✱Sin.: rras, fut, citos, vë, shpoj, zë, mbjell, vendos, shikoj, vështroj, fiksoj, mbërthej, rrënjos, gdhend, hedh, shartoj, tipos, skalit, thadroj, ngulit, përqendroj, ndalem, vendosem, ngulem, thumboj, tall.
♦ *Ditën të lëpin këmbët e natën të ngul dhëmbët (dikush). I nguli brirët (dikush) përb. Ngul *cakun (diku). Ngul *gozhdë (dikush). Ngul *këmbë. Ngul *këmbët në akull (dikush). E ngul (e ngulit) në *kokë (diçka). E ngul (e ngulit) në krye (*kokë) (diçka). I ka ngulur kthetrat (dikujt a diçkaje). E ngul (e ngulit) në *mendje (diçka). Ia ngul (ia ngulit) në *mendje (diçka). Ia ngul *sytë (dikujt a diçkaje). Ngul shkul (dikush) thotë a bën të njëjtën gjë, kthehet e rikthehet po aty, në një vend mbetet; ngre e ul; ngreh e shkreh2; bjer e çohu. Ia ngul (ia ngulit) në *tru (diçka). Ngul *thembrat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë