Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGUJÚAR (i, e) mb. 1. Që është mbyllur me diçka për të mos u hapur. Derë (shtëpi) e ngujuar.
2. Që është mbyllur në një kullë, kështjellë etj. për t’u mbrojtur; që mbahet i rrethuar nga forca të jashtme. I ngujuar në kullë (në kështjellë, në kala). I ngujuar nën dëborë.
3. I mbërthyer në vend, që nuk lëviz dot nga vendi, i ngulur, i gozhduar. I ngujuar në shtrat nga paraliza. Me sytë e ngujuar në atë skenë. Mbeti i ngujuar.
✱Sin.: i mbyllur, i kyçur, i rrethuar, i mbërthyer, i ngulur, i gozhduar.
NGUJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbyll mirë derën me shul a me ndonjë mjet tjetër që të mos hapet, kyç, zë. Ngujoi derën. E ngujoi me shul (me dry).
2. Mbyll brenda në një kështjellë, kullë etj. dhe nuk e lë të dalë; mbaj të rrethuar në një vend. E ngujuan në shtëpi (në kullë). E ngujuan armikun në fortesë. Na ngujoi të ftohtët (dëbora, shiu) u mbyllëm në shtëpi nga të ftohtët (nga dëbora, shiu), nuk dalim dot jashtë, mbetëm brenda.
3. Pengoj dikë dhe nuk e lë të bëjë lëvizje ose të ecë, mbërthej në vend, gozhdoj. Ia ngujoi (ia lidhi, ia zuri) këmbët. E ngujuan armikun. E ngujoi në vend.
4. fig. E mbaj të fshehtë diçka që ma thonë në mirëbesim. E ka ngujuar atë që i the, ai është pus.
✱Sin.: mbyll, kyç, kyços, ndryj, zë, rrethoj, pengoj, mbërthej, gozhdoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë