Fjalori
NGUCEM

NGÚC/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Futem në një vend me vështirësi, ngjishem a rrasem në një vendngushtë bashkë me të tjerë. Nguceshin pas njëri-tjetritradhë për të hyrëstadium. U ngucën në një qoshe.
2. vetv., vet. sh., fig. Ngacmojmë njëri-tjetrin me fjalë a me diçka. Nguceshin me llafe. Nguceshin tërë ditën.
3. pës. e NGÚC.
Sin.: futem, përbirohem, rrasem, ngjeshem, shtrëngohem, ngacmohemi.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NGUC
NGUC

NGUC vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngacmoj diçka a dikë me dorë ose me një send, shpoj. Nguc bletët (zogjtë). Nguc fëmijën. Nguc me dorë. Mos e nguc natën, se është me barrë. (fj. u.) nata ka të papritura.
2. Prek, luaj nga vendi. - Mos më nguc asgjë mbi tavolinë! - Mos m’i nguc ato libra se më ngatërrohen e s’di si t’i gjej!
3. fig. Ngacmoj a shqetësoj dikë me fjalë, me thumba; i bieqafë, gërgas. Nguc me fjalë. - Mos e nguc, se zemërohet.
4. fig. Nxit dikë për të vepruar në dëm të dikujt, cyt, shtyj, nxit, shpoj. Nguc kundër shokut (mikut). E kanë ngucurtjerët. Dikush e ka ngucur.
5. Ngjesh në një vend, i rras ngushtë. I nguci rrobatgjitha në një dollapvogël.
Sin.: ngërmoj, trazoj, ngacmoj, nxis, shtyj, detyroj, vendos, ngjesh, rras, ysht.

NGUC

NGUC,~I m. sh. ~A, ~AT keq. 1. Ai që përpiqetshtyjë dikë kundër një tjetri, njerisynonarmiqësojë dikë me një tjetër; dashakeq. Nguci mori atë që meritonte.
2. edhe si mb. Sipas kuptimitemrit. Plak nguc.
Sin.: cytës, ngasës, dashakeq, armiqësues.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.