Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGRÓHTË,~T (të) as. Gjendje e ajrit a e klimës me temperaturë disi të ngritur, ngrohtësi; mjedis që të mban ngrohtë a që të bën ta ndiesh veten ngrohtë; kund. të ftohtët. Kam të ngrohtë ndiej ngrohtësi. Ndjeu një të ngrohtë në stomak. Të ngrohtët e risolli në jetë. Bimët (agrumet) duan të ngrohtë. E vënë (e mbajnë) të ngrohtë.
✱Sin.: ngrohtësi, ngrohësi, ngrohmë.
NGRÓHTË (i, e) mb. 1. Që ka një temperaturë pak më të lartë sesa i ftohtë. Në mesditë uji i detit ishte i ngrohtë. Pishinë e ngrohtë. Ajër i ngrohtë. Rryma të ngrohta detare (ajrore).
2. Që ka shkallë mesatare të temperaturës, që nuk është as i nxehtë e as i ftohtë. Bukë (gjellë, pije) e ngrohtë. Dhomë e ngrohtë nga kondicioneri.
3. Që ka temperaturën normale të trupit të qenieve të gjalla (përveç zvarranikëve); kund. i ftohtë. Trup i ngrohtë. Duar të ngrohta. Kafshët me gjak të ngrohtë.
4. Që e ruan temperaturën, që e mban ngrohtësinë brenda; kund. i ftohtë. Xhaketë (pallto) e ngrohtë. Dhomë (sallë, zyrë, shtëpi) e ngrohtë.
5. Që lëshon ngrohtësi, që të ngroh trupin; kund. i ftohtë. Diell i ngrohtë. Vatra ishte e ngrohtë.
6. Që është i butë, pa ngrica dhe jo shumë i nxehtë (për motin); që ka klimë të butë gjatë gjithë vitit (për vendet); kund. i ftohtë. Dimër i ngrohtë. Bën mot i ngrohtë. Vjeshtë e ngrohtë. Vendet (viset) e ngrohta.
7. fig. Që është i përzemërt e i afërt; që shpreh dashuri e mirësi, që bëhet me ngrohtësi. Pritje e ngrohtë. Urime të ngrohta. Ndjenja të ngrohta. Vatra e ngrohtë familjare. Shprehje (fjalë) të ngrohta. Letër e ngrohtë. Bisedë e ngrohtë. Mjedis i ngrohtë. Në mënyrë të ngrohtë.
8. Që është i këndshëm e i butë për syrin a për veshin, që vjen i ëmbël (për ngjyrat e tingujt). Ngjyra (tone) të ngrohta. Tingujt e ngrohtë të violinës. Zëri i ngrohtë i nënës.
✱Sin.: i vakët, i ngrohur, i thekur, i zjarrtë, i nxehtë, avullosh, hamull, i trashë, i butë, i dashur, i përzemërt, i afërt, familjar, vëllazëror, i këndshëm, i ëmbël, i rehatshëm.
♦ E kam barkun (zemrën) të ngrohtë kam plot fëmijë e farefis; i kam të gjithë mirë; kund. e kam barkun (zemrën) të ftohtë2. Ka *gjak të ngrohtë (të ëmbël) (dikush). I ka krahët të ngrohtë (dikush) shih i ka shpatullat të ngrohta (dikush). I ka shpatullat të ngrohta (dikush). 1. Është i mbrojtur mirë, ka një prapavijë të sigurt; i ka krahët të ngrohtë. 2. Ka përkrahje a mbrojtje nga një njeri ose nga një organ i rëndësishëm, edhe pa të drejtë; i ka shpatullat të gjera; i ka krahët të ngrohtë; ka rrënjë të thella (të forta). E ka xhepin (qesen, kuletën) të ngrohtë (dikush) ka shumë para; është në gjendje të mirë ekonomike; e ka xhepin (qesen) plot. E kam zemrën të ngrohtë jam i qetë shpirtërisht dhe e pres pa frikë të ardhmen, jam pa shqetësime e pa kokëçarje; jam shumë i kënaqur; e kam zemrën plot. *Kënd i ngrohtë keq. E mbaj me *ujë të ngrohtë (të vakët) (dikë). *Qoshe e ngrohtë keq. Ia shpuri *simite (të ngrohta) (fjalët etj.) *Shtrat i ngrohtë. Me *zemër të ngrohtë.
NGRÓHTË ndajf. 1. Me temperaturë pak më të lartë sesa i ftohtë, pa ngrica dhe pa të nxehtë të madh, butë (për motin dhe për mjedisin); kund. ftohtë. Bën ngrohtë. Mban ngrohtë dimri (moti). Ishte ngrohtë brenda. Aty nuk kishte erë dhe ishte ngrohtë edhe kur nuk kishte diell.
2. Në temperaturë mesatare, as nxehtë e as ftohtë. A të mbajnë ngrohtë këto rroba. Palltoja më mban ngrohtë. Jam ngrohtë këtu.
3. fig. Në mënyrë të përzemërt e të afërt, me dashuri e përzemërsi, në mënyrë të ngrohtë, me ngrohtësi. E priti jashtëzakonisht ngrohtë. Sillet ngrohtë me shokët. Më foli ngrohtë.
✱Sin.: butë, nxehtë, rehat, përzemërsisht, ngrohtësisht, nxehtësisht, familjarisht, thjesht.
♦ S’më mban ngrohtë (dikush) nuk kam shumë besim, nuk i besoj ato që më thotë dikush, i kuptoj hiletë a gënjeshtrat, nuk mashtrohem; s’e ha (s’e marr) sapunin për djathë; nuk i ha ato kumbulla.
NGROH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të ngrohtë, i ngre pak temperaturën; i heq të ftohtët, i kthej ngrohtësinë; kund. ftoh. Ngroh dhomën (zyrën, shtëpinë). Ngroh ujin (qumështin, gjellën). Ngroh duart (këmbët). Ngroh në zjarr. Fërkoj duart për t’i ngrohur. Ngroh vezët (një shpend) rri sipër vezëve derisa të dalin zogjtë. Dielli ngroh (lind) për të gjithë. (fj. u.). Flaka të djeg, prushi të ngroh. (fj. u.).
2. vet. v. III Lëshon ngrohtësi, jep ngrohtësi. Ngroh dielli. Ngroh zjarri (soba).
3. fig. I jap zemër me fjalë të mira e me qëndrim të afërt; i ngjall besim e shpresë për diçka; e afroj. I ngroh zemrën (shpirtin). Fjalët e tij na ngrohën. Ma ngrohe zemrën me këtë lajm të mirë. Ai s’më ngroh nuk kam shumë shpresë tek ai, nuk i kam aq besim. Kjo punë s’më ngroh. Ato fjalë s’më ngrohin.
✱Sin.: përavulloj, vak, nxeh, vakoj, thek, zhegoj, zhegit, thekërroj, shalakuq, shullën, gjallëroj, afroj, inkurajoj, miqësoj.
♦ As të ngroh e as të ftoh. 1. (dikush). Nuk të bën as mirë e as keq; nuk shqetësohet fare, nuk të ndihmon, nuk të nxit, por as nuk të ndalon; nuk ta kryen një punë ashtu si duhet; as prish e as ndreq; as ndez e as shuan; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; (s’është) as për tutje e as për tëhu; as të pjek e as të djeg. 2. Nuk të lë mbresa, nuk të prek fare, as të gëzon e as të hidhëron (një njeri, një vepër etj.); as ndez e as shuan. 3. (diçka). Është pa vlerë, nuk ka dobi; si ta kesh, si të mos e kesh njësoj është; as prish e as ndreq. Ngroh *vezë (dikush) tall. Ia ngrohu *xhepin (dikujt). Ma ngroh *zemrën (shpirtin) (dikush a diçka).
NGROHTË-NGRÓHTË ndajf. Me ngrohtësi të butë e të vazhdueshme. Nën jorgan ngrohtë-ngrohtë. Rrini aty ngrohtë-ngrohtë!
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTËSÍ,~A f. 1. Afsh i ngrohtë, që vjen nga një send; gjendja e ngrohtë e një sendi, të qenët i ngrohtë; kund. ftohtësi. Ngrohtësia e diellit (e zjarrit). Ngrohtësia e ujit (e a…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTËSIDHË́NËS,~E mb. Që jep ngrohtësi, që çliron ngrohtësi, që është burim ngrohtësie.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTËSIMÁTËS,~E mb., tek. Që shërben për të matur ngrohtësinë, temperaturën, që ka të bëjë me matjen e nxehtësisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTËSIMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat që shërben për matjen e sasisë së nxehtësisë së përthithur ose të emetuar, ose për përcaktimin e nxehtësisë specifike; nxehtësimatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTËSÍR/Ë,~A f. Mot i ngrohtë, vakësirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të ngrohtë, me ngrohtësi, ngrohtë; kund. ftohtësisht. E përshëndeti (e uroi, e falënderoi, e priti, e përcolli) ngrohtësisht. Shtrënguan duart ngrohtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGRÓHTA,~T (të) as. Substanca të nxehta me lagështi që aplikohen në trup për të lehtësuar dhimbjen, ose mbi plagët për t’i mjekuar; llapa. I vuri të ngrohta plagës. Të ngrohtat nuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtori i ngrohtores, kaldaist.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGROHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pajisje e posaçme me kazan avulli, me furrë e me gypa, që shërben për ngrohje të banesës ose në industri; kaldajë. Pallat me ngrohtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë