Fjalori
NGRIDHEM

NGRÍDH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet., v. III Vjen brumi i bukës. Ngridhet brumi.
2. fig., vet. v. III Vjenafsh për t’u ndërzyer (pela, lopa, dhia etj.), ethet. Ngridhen pelat. Ngridhen lopët (dhitë).
3. fig., vet. v. III Nxjerr dhëmbët me tinguj kërcënues (qeni); shfaq shenja shqetësimi a zemërimi kur e nguc njeri, kur u mungon ushqimi etj. (për kafshët). Ngridhen macet (qentë). Ngridhet kali për tagji.
4. Qesh me ligësi; ngërdheshem. Ngridhet sa herë e sheh.
5. keq. Ngërmohem; gërmushem. Kot po ngridhesh, nuk të ka kush frikë.
Sin.: vjen, fryhet, ethet, ndizet, shqetësohet, zemërohet, ngërmohem, gërmushem.


Rezultate të ngjashme

NGRIDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Nxjerr dhëmbët duke lëshuar tinguj kërcënues (qeni). I ngridhi dhëmbët qeni i stanit. 2. fig. Jap shenja kërcënuese, kërcënoj. Ia ngridhi dhëmbët shefi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRIDHÁN,~E mb. 1. Që ngridhet; që qesh kot me vete; dhëmbëjashtë. 2. I përkëdhelur, i llastuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRIDHÁN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ai që ngridhet; ai që qesh kot me vete; njeri dhëmbëjashtë. 2. Lazdran.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRIDHÁV vep., ~A, ~UR kal. Ngridh fort e në mënyrë të shëmtuar. - Pse po i ngridhav dhëmbët ashtu?

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÍDHJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur ngridh ose kur ngridhet (një kafshë a diçka). Ato ngridhje nuk i ka kot qeni.Sin.: afsh, ethje, ndezje, teri, zjarrmi, ardhje, fryrje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÍDHUR,~IT (të) as. Ngridhje. Se sa të njeh qeni e tregon të ngridhurit e tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÍDHUR (i, e) mb. 1. Që ka ardhur, i ardhur (për brumin). Brumë i ngridhur. Bukë të ngridhura. 2. Që është ngridhur (qeni etj.).Sin.: i fryrë, i ardhur, i ndezur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÍDHÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ngridhet, që zgërdhihet me ligësi. Ngridhçë e keqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÍDHÇË mb., keq. Që ngridhet, që zgërdhihet me ligësi (grua). Grua ngridhçë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÍDHËT (i, e) mb. Që mbahet në të madh. Sin.: mendjemadh, kryelartë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.