Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dukuri meteorologjike që ndodh kur temperatura e shtresës së ajrit pranë tokës zbret nën 0°C; kohë e ftohtë në të cilën ngrin uji; të ftohtë me akull, që dëmton bimët; acar. Bëri ngricë e madhe atë dimër. Ngricat e pranverës (pranverore). Ngricat e mëngjeseve. Bën ngricë. Ra ngrica. Agrumet duhen mbrojtur nga ngrica.
✱Sin.: acar, dimër, mardhë, ngrijë, akullimë.
NGRICËDURÚESH/ËM,~ME mb. Që është në gjendje të mbijetojë gjatë ngricave të dimrit pa dëmtuar gjethet duke i ruajtur përherë të blerta ose pa dëmtuar kërcejtë, sythet ose rrënjët. …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGRICËTÍR/Ë, ~A f. Ngricë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë