Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtrij diçka me forcë duke e tërhequr për ta zgjeruar ose për ta zgjatur sa më shumë (duke e kapur nga të dyja skajet), tendos, ndej. Ngreh lëkurën e berrit të therur. Ngreh dajren. Ngreh telat e kitarës (e mandolinës, e violinës). Ngreh fijet e pëlhurës.
2. E bëj gati për të punuar një vegël a një mekanizëm, duke tendosur një pjesë të tij, kurdis. Ngreh pushkën (shulin). E ngrehu çarkun në të dalë të pyllit. fig. I ngreh kurth dikujt përgatit kushtet që dikush të bjerë në kurth. Ngreh leqe për mëllenja. Ngreh sahatin (zilen e sahatit). Ngreh gramafonin.
3. Bashkoj pjesët e ndryshme të një vegle a të një pajisjeje dhe e vë që të punojë; e vë të punojë a të veprojë; ndërtoj, ngre; kund. shkreh. Ngreh vegjën. Ngreh sharrën. E ngrehu gjyshi kazanin e rakisë. Ngreh çadrën. Ngreh shtëpinë i vë çatinë.
4. fig., bised. Nis të bëj a të kryej diçka që do përgatitje me shumë njerëz a mjete. Ngrehën luftën. Ngrehu dasmë. Ngrehu tregti.
5. Tërheq pas vetes, heq. E ngrehu zvarrë (zharg) kriminelin. E ngreh për hunde dikë e bëj të veprojë si dua unë. Ia ngreh veshin dikujt ia shkul, ia tërheq veshin.
6. vet. v. III Josh, lakmon, tërheq. I ngrehte jeta e luksit. I ngreh fëmijët të hanë shumë lloj gatesash. Atë nuk e ngreh asgjë.
7. jokal. Jepem shumë pas dikujt a diçkaje. Djali ngreh pas topit gjithë ditën. Vajza ngreh shumë pas të atit.
8. jokal. Jap frymën e fundit, heq shpirt, vdes. Po ngreh në punë e gjora grua.
9. kal. Filloj, shtroj (lojën, argëtimin). Nuk ka kohë për të ngrehur lojën, u err.
✱Sin.: shtrij, tendos, acaroj, ndej, kurdis, ndërtoj, ngre, tërheq, heq.
♦ Ngreh e shkreh (dikush). 1. Prish vazhdimisht atë që ka ndërtuar; punon pa dobi. 2. shih ngul shkul (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë