Fjalori
NGREHEM

NGRÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapardisem, fryhem, krekosem, kurdisem, acarohem. Ngrehej si gjeli (si këndesi, si kaposhi) mbi (në) pleh (majë plehut).
2. pës. e NGRÉH. Ngrehet ora. Ngrehenshumë miza me një pikë mjaltë se me një fuçi me uthull. (fj. u.).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NGREH
NGREH

NGREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtrij diçka me forcë duke e tërhequr për ta zgjeruar ose për ta zgjatur sa më shumë (duke e kapur ngadyja skajet), tendos, ndej. Ngreh lëkurën e berrit të therur. Ngreh dajren. Ngreh telat e kitarës (e mandolinës, e violinës). Ngreh fijet e pëlhurës.
2. E bëj gati për të punuar një vegël a një mekanizëm, duke tendosur një pjesë të tij, kurdis. Ngreh pushkën (shulin). E ngrehu çarkun në të dalëpyllit. fig. I ngreh kurth dikujt përgatit kushtetdikushbjerëkurth. Ngreh leqe për mëllenja. Ngreh sahatin (zilen e sahatit). Ngreh gramafonin.
3. Bashkoj pjesët e ndryshme të një vegle a të një pajisjeje dhe e vë që të punojë; e vë të punojë a të veprojë; ndërtoj, ngre; kund. shkreh. Ngreh vegjën. Ngreh sharrën. E ngrehu gjyshi kazanin e rakisë. Ngreh çadrën. Ngreh shtëpinë i vë çatinë.
4. fig., bised. Nisbëj a të kryej diçka që do përgatitje me shumë njerëz a mjete. Ngrehën luftën. Ngrehu dasmë. Ngrehu tregti.
5. Tërheq pas vetes, heq. E ngrehu zvarrë (zharg) kriminelin. E ngreh për hunde dikë e bëjveprojë si dua unë. Ia ngreh veshin dikujt ia shkul, ia tërheq veshin.
6. vet. v. III Josh, lakmon, tërheq. I ngrehte jeta e luksit. I ngreh fëmijëthanë shumë lloj gatesash. Atë nuk e ngreh asgjë.
7. jokal. Jepem shumë pas dikujt a diçkaje. Djali ngreh pas topit gjithë ditën. Vajza ngreh shumë pas të atit.
8. jokal. Jap frymën e fundit, heq shpirt, vdes. Po ngrehpunë e gjora grua.
9. kal. Filloj, shtroj (lojën, argëtimin). Nuk ka kohë për të ngrehur lojën, u err.
Sin.: shtrij, tendos, acaroj, ndej, kurdis, ndërtoj, ngre, tërheq, heq.
Ngreh e shkreh (dikush). 1. Prish vazhdimisht atë që ka ndërtuar; punon pa dobi. 2. shih ngul shkul (dikush).

NGREH

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.