Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGREHALÚC,~E mb. Që kapardiset, që krekoset e shet mend. Njeri ngrehaluc.
✱Sin.: i fryrë, mendjemadh.
NGREHALÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Njeri që kapardiset e shet mend; njeri që përpiqet të bjerë në sy me veshjen, me paraqitjen ose me mënyrat e jashtme. Ngrehaluc i padurueshëm.
NGREHALÚC/EM jovep., ~A (u), ~UR keq., vetv. Kapardisem, krekosem; shes mend. Ngrehalucet si gjel. Vetëm të ngrehalucet di ai.
✱Sin.: kapardisem, fryhem, krekosem.
NGREHACÁK,~E mb. Që është kryelartë, mburravec. ✱Sin.: kryelartë, mburravec, ngrehacan, ngrehaluc, ngrehan, ngrehuc, ngrehucan, mendjemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kryelartë, mburravec. ✱Sin.: kryelartë, mburravec, ngrehacan, ngrehaluc, ngrehan, ngrehuc, ngrehucan, mendjemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është kryelartë, mburravece. ✱Sin.: kryelartë, mburravece, ngrehacane, ngrehaluce, ngrehane, ngrehuce, ngrehucane, mendjemadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHACÁN,~E mb. Ngrehacak.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHACÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Ngrehacak.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që ngrehet, krekoset; ngrehacake. 2. Ajo që ka pamje a fytyrë të ngrehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHÁN,~E mb. 1. Që ngrehet, krekoset; ngrehacak. 2. Që ka pamje a fytyrë të ngrehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREHÁN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ai që ngrehet, krekoset; ngrehacak. 2. Ai që ka pamje a fytyrë të ngrehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGRÉHAS ndajf. Me të madh, duke u krekosur; gati për t’u zënë, gjelas. Tani që është pasuruar, rri ngrehas.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGRÉHAZI ndajf. Ngrehas, gjelas. U çuan ngrehazi si gjela në mes të lokalit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë