Fjalori
NGREHË

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NGREH
NGREH

NGREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtrij diçka me forcë duke e tërhequr për ta zgjeruar ose për ta zgjatur sa më shumë (duke e kapur ngadyja skajet), tendos, ndej. Ngreh lëkurën e berrit të therur. Ngreh dajren. Ngreh telat e kitarës (e mandolinës, e violinës). Ngreh fijet e pëlhurës.
2. E bëj gati për të punuar një vegël a një mekanizëm, duke tendosur një pjesë të tij, kurdis. Ngreh pushkën (shulin). E ngrehu çarkun në të dalëpyllit. fig. I ngreh kurth dikujt përgatit kushtetdikushbjerëkurth. Ngreh leqe për mëllenja. Ngreh sahatin (zilen e sahatit). Ngreh gramafonin.
3. Bashkoj pjesët e ndryshme të një vegle a të një pajisjeje dhe e vë që të punojë; e vë të punojë a të veprojë; ndërtoj, ngre; kund. shkreh. Ngreh vegjën. Ngreh sharrën. E ngrehu gjyshi kazanin e rakisë. Ngreh çadrën. Ngreh shtëpinë i vë çatinë.
4. fig., bised. Nisbëj a të kryej diçka që do përgatitje me shumë njerëz a mjete. Ngrehën luftën. Ngrehu dasmë. Ngrehu tregti.
5. Tërheq pas vetes, heq. E ngrehu zvarrë (zharg) kriminelin. E ngreh për hunde dikë e bëjveprojë si dua unë. Ia ngreh veshin dikujt ia shkul, ia tërheq veshin.
6. vet. v. III Josh, lakmon, tërheq. I ngrehte jeta e luksit. I ngreh fëmijëthanë shumë lloj gatesash. Atë nuk e ngreh asgjë.
7. jokal. Jepem shumë pas dikujt a diçkaje. Djali ngreh pas topit gjithë ditën. Vajza ngreh shumë pas të atit.
8. jokal. Jap frymën e fundit, heq shpirt, vdes. Po ngrehpunë e gjora grua.
9. kal. Filloj, shtroj (lojën, argëtimin). Nuk ka kohë për të ngrehur lojën, u err.
Sin.: shtrij, tendos, acaroj, ndej, kurdis, ndërtoj, ngre, tërheq, heq.
Ngreh e shkreh (dikush). 1. Prish vazhdimisht atë që ka ndërtuar; punon pa dobi. 2. shih ngul shkul (dikush).

NGREH


Rezultate të ngjashme

NGRÉHËS,~E mb. Që ngreh; joshës, tërheqës. Natyrë ngrehëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÉHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Vegël e mullirit me ujë, e përbërë nga një dru i pingultë për të ngritur dhe për të ulur gurin e sipërm kur duam të bluajmë hollë a trashë; ulës, çues. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGRÉHËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Strehë e vogël dosido, sa për t’u mbrojtur sadopak; strehëz. Ishte një ngrehëz e vogël e thjeshtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.