Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGREFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. zakon. vet. v. III I ngrihen puplat përpjetë, fryhet (zakonisht për gjelin e detit). U ngrefos gjeli.
2. Nxjerr gjoksin përpara dikujt e drejtoj trupin për t’u mburrur; i jap rëndësi vetes, mbahem me të madh, kapardisem, krekosem. Ngrefoset si gjeldeti. - Ç’më ngrefosesh si gjeli majë plehut?! (fj. u.). Mos më rri si maçoku në thekër. (fj. u.).
3. fig. Marr një qëndrim kërcënues kundrejt dikujt, i gërmushem, i kanosem. - Mos m’u ngrefos ashtu! Iu ngrefos të atit.
✱Sin.: fryhet, shpupurishet, krekosem, kapardisem, gërmushem, gafrrohet, fryhem, kërcënohem, trimërohem.
NGREFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. zakon. vet. v. III I ngrihen puplat përpjetë, fryhet (zakonisht për gjelin e detit). U ngrefos gjeli. 2. Nxjerr gjoksin përpara dikujt e dre…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGREFÓSJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur ngrefosem. Ngrefosja e maces. Ngrefosja e klloçkës.✱Sin.: fryrje, mburrje, krekosje, kapardisje, kërcënim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë