Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NGÓP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ha e pi sa e shuaj plotësisht urinë a etjen; ha ose pi sa nuk mundem më, ngihem. Ngopem me bukë (me gjellë, me fruta). Nuk arrijnë të ngopnin barkun me bukë. Hëngri sa u ngop.
2. vetv., vet. v. III Mbushet me diçka; thith diçka në vetvete me shumicë, aq sa të mos mbajë më; kim. thith një lëndë tjetër në sasi të madhe, sa nuk merr më. U ngop toka me ujë. Ngopet me bojë. Ngopet tretësira.
3. fig., vetv. Plotësoj një nevojë për diçka; marr aq sa nuk dua më; kënaq një dëshirë me diçka, plotësoj deri në fund dëshirën për të pasur a për të bërë diçka. Nuk u ngop një herë me gjumë. Nuk ngopej me para. Nuk ngopet së shëtituri (së lexuari). Iu ngop syri (zemra). Nuk ngopet me lëvdata.
4. fig., vetv. Mbushem me tepri me diçka, zakonisht të padëshirueshme ose pa vlerë; nuk dua më. U ngopën me fjalë (me premtime). U ngop me katra në provime.
5. pës. e NGÓP.
✱Sin.: ngihem, nginjem, ndërlakem, gërbulem, citem, kënaqem, thembrosem, fryhem, mbushem, ënjtem, llahem, shembem, zhulatem, rrasem, kënditem, pallohem, zhapem, velem, mbathem, rrasem, ngjishem, dendem, zhdëpem, rrumbullohem, barkosem, rrafshohem, shqepem, kërpitem, kërtylem, velitem, grazhdohem, veselitem, kërdisem, rrushkullohem, përlugëtohem, zdapem, zdrahem.
♦ U ngopa me *bathë. M’u ngop *syri. M’u ngop *shpirti (zemra).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë