Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGJÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur ngjitI, ose kur ngjitemI; kund. çngjitje. Ngjitje e fortë (e dobët). Ngjitje me tutkall (me zamkë). Ngjitja e kockës. Ngjitja e sëmundjes.
2. Vendi a pika ku bashkohen e puqen dy gjëra; mbërthim. Ngjitjet ndërmjet indeve. Ngjitjet e dy tubave bëhen dhe me manikotë.
✱Sin.: pikje, pikim, vënie, puqje, puthitje, përngjitje, ngjeshje, infektim.
NGJÍTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngjitII, ose kur ngjitemII. Ngjitje alpinistike. Ngjitja në majë.
2. Pjesë rruge ose shpat që shkon përpjetë, e përpjetë; kund. zbritje.
3. fig. Zhvillim drejt një shkallë më të lartë, ngritje; kund. rënie, zbritje, dekadencë. Periudhë ngjitjeje e vrullshme. Është në ngjitje numri i turistëve.
✱Sin.: ngritje, hipje, e përpjetë, pushtim, zhvillim, përparim, ardisje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë