Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NGJÉTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më shkojnë të dridhura në trup, më bëhet mishi kokrra-kokrra nga të ftohtët ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.), rrëqethem, më shkojnë mornica. U ngjeth nga të ftohtët (nga ethet). U ngjeth nga tmerri. Ngjethet kur e kujton. Kjo këngë më bën të ngjethem.
2. vet. v. III I ngrihen qimet përpjetë një kafshe, i ngrihen puplat përpjetë një shpendi. Ngjethet macja sa sheh një qen të huaj. Ngjethet gjeli i detit.
✱Sin.: rrëqethem, dridhem, kërleshem.
♦ M’u ngjeth (m’u drodh, m’u rrëqeth) *mishi (mishtë). M’u ngjeth (m’u rrëqeth) shtati (*trupi). Më ngjethet *zemra (shpirti).
NGJETH vep., ~A, ~UR kal. Bëj që t’i shkojnë të dridhura në trup nga të ftohtët e menjëhershëm ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.), rrëqeth. Të ngjeth fyt…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. 1. Lëshon gjethe, vishet me gjethe. U ngjeth mali. U ngjethën plepat. U ngjeth hardhia. 2. fig. Përtërihet, këndellet. Ngjethet natyra në pranver…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJETHÍ,~A f., përmb. Tërësia e gjetheve të bimëve e të pemëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngjeth a kur ngjethem. Ngjethje nga ethet (nga të ftohtët). Ngjethje nga tmerri. Emocionuese deri në ngjethje.2. Të dridhura që përshkojn…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJETH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E thur ose e mbuloj me degë të njoma, që kanë gjethe. E ngjethoi tendën. Ngjethoi një kasolle në krye të arës.2. jokal., vet. v. III Gjethon.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTHTË (i, e) mb. Që është i freskët, i gjelbëruar, i këndellur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTHUR (i, e) mb. 1. Që i shkojnë të dridhura në trup, që i bëhet mishi kokrra-kokrra nga të ftohtët ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.), që i ngrihen q…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTHUR,~IT (të) as. Ngjethje, gjelbërim, këndellje. Të ngjethurit e pyllit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTHUR,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) Dridhje të pavullnetshme të trupit nga të ftohtët e madh ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.); mornica. Kjo sëmu…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉTHËS,~E mb. Që të bën të ngjethesh, që të shtie të ngjethurat, rrëqethës. Një pamje (skenë) ngjethëse. Një zë ngjethës. Fjalim (mesazh) ngjethës. Rrëfim ngjethës. Këngë ngjethë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë