Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGJESHI vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp diçka dhe e bëj më të rrasët duke i pakësuar vëllimin; dendësoj, ndrydh; kund. çngjesh. Ngjesh barin (sanën) në mullar. Ngjesh leshin. Shiu e ka ngjeshur tokën.
2. tek., kryes. v. III E bën më të dendur dhe më solide, e kondenson1. Ngjesh një lëng (një gaz, ajrin).
3. Shtie diçka në një vend duke e rrasur me forcë që të zërë pak vend a të rrijë shtrënguar; e afroj shumë pas diçkaje, rras, shtrëngoj. Ngjesh duhanin në llullë (në çibuk). Ngjesh rrobat në valixhe. E ngjeshi pas murit. Ngjesh kokën në jastëk. Ngjesh kapelën (festen) në kokë.
4. Përziej mirë me duar a me ndonjë mjet një lëndë derisa të bëhet si brumë i trashë, mbruj, gatuaj; rrasallit, shtyp. Ngjesh brumin e bukës. Ngjeshi një kulaç. Ngjesh baltën (deltinën). Ngjesh llaçin (betonin).
5. Mbush plot me diçka. E ngjeshi mirë xhepin. E ngjeshi thesin. E ngjeshi barkun hëngri mirë, u ngop. I ngjeshi me fiq miqtë.
6. fig. Mbush mirë me diçka, pa lënë zbrazëtira a mungesa, e pasuroj që të jetë plot me diçka; e bëj më të ngjeshur, i heq gjërat e tepërta. E ngjeshi tekstin. E ka ngjeshur me shembuj. I ka ngjeshur mirë ngjarjet në roman (në film). Mos e ngjish kaq shumë shkrimin.
7. Hedh me forcë që të ngjitë diku. Muratori ia ngjesh baltën (gëlqeren) murit.
8. bised. E rrah rëndë; e godas me diçka, i jap, i rras. E ngjeshi paq. Ia ngjeshi fytyrës (syve, turinjve). I ngjeshi një grusht (një pëllëmbë, një dackë).
9. bised. Ia hedh fajin dikujt a e rëndoj me diçka që nuk i takon; e ngarkoj me një punë që nuk i bie ta bëjë. Ia ngjeshi atij përgjegjësinë (fajin). Ua ngjesh të tjerëve gabimin e bërë. Ma ngjeshën mua. Ia ngjeshën të gjitha punët. Ia ngjeshi si me shaka. Kush qesh, ngjesh. (fj. u.).
10. gjuh., let., filozof., kompj. E kthej në një formë më të shkurtër duke përmbledhur kuptimet a strukturën, e kondensoj3. Ngjesh strukturat kuptimore të fjalës.
✱Sin.: shtyp, bëltuc, rras, kondensoj, përngjesh, kallafys, cit, rrasallis, rrasit, rrasalloj, dend, ngarkoj, citos, thuk, nguc, vë, dendësoj, zhap, ndrydh, afroj, shtrëngoj, hup, shuk, presoj, përziej, mbruj, zë, gatuaj, shkel, ndrys, trys, zhulas, mbush, pasuroj, kreh, përmbledh, ngushtoj, shkurtoj, shtrydh, flak, rrah, zhdëp, ngjit, vesh, përvesh, këpus, fus, puq, kall, ngop, punoj, cakos.
♦ Ngjesh *armët. Ngjesh (shtrëngoj) *radhët. *Qesh e ngjesh.
NGJESHII vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë e shtrëngoj mirë pas trupit; vë rreth mesit armë, marr një armë me vete; kund. zgjesh. Ngjesh brezin (rripin). Ngjesh shpatën (pallën, kordhën). Ngjesh revolen (koburen). Ngjesh armët (e brezit). Ngjesh rripin (gjerdanin) e fishekëve.
2. I vë rrathë, e shtrëngoj me rrathë. E ngjeshi fuçinë e djathit.
3. Vesh; kund. zhvesh. I ngjeshi teshat e reja.
4. I bëj masazh një gruaje që nuk lind. E çoi nusen për ta ngjeshur te një plakë.
5. Godas me fjalë, qortoj. Ia ngjeshi mirë, se ia bëri borxh.
✱Sin.: shtrëngoj, rras, mbërthej, vesh, fërkoj, godas, qortoj.
NGJESHI vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp diçka dhe e bëj më të rrasët duke i pakësuar vëllimin; dendësoj, ndrydh; kund. çngjesh. Ngjesh barin (sanën) në mullar. Ngjesh leshin. Shiu e ka…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJESHII vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë e shtrëngoj mirë pas trupit; vë rreth mesit armë, marr një armë me vete; kund. zgjesh. Ngjesh brezin (rripin). Ngjesh shpatën (pallën, kordhën). N…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJESHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Tra i gjatë anës çatisë, mbi të cilin mbështeten baballëkët.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur ngjesh ose kur ngjishem; kund. çngjeshje. Ngjeshja e tokës (e dheut). Ngjeshja e trasesë. Ngjeshja e betonit. Ngjeshja e gazit (…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shogëz (brez) rreth një gisht e gjerë që thuret në çorape sipër zogut të këmbës. Çorape me ngjeshka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSHUR,~IT (të) as. 1. Ngjeshje. Nusja ka nevojë për të ngjeshur. 2. Hedhja e fajit dikujt tjetri. E ka me të ngjeshur dikush kërkon të ta hedhë fajin a diçka tjetër të keqe.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSHUR (i, e) mb. 1. Që i ka thërrmijat, shtresat ose pjesët përbërëse të bashkuara a shumë të afruara njëra me tjetrën, i rrasët, i dendur; i ndrydhur; kund. i shkrifët, i çngje…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSHUR ndajf. Shumë afër njëri me tjetrin, ngushtë. Rrinin ngjeshur. Jemi shumë ngjeshur këtu. Ngjeshur ndanë njëri-tjetrit. Fjetën veshur e ngjeshur, si në luftë fjetën pa hequr…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ngjeshje, të ngjeshur. 2. Shtresë, shtrat toke.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÉSHËS,~E mb. Që shërben për të ngjeshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë