Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGJATJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përshëndet, i them «tungjatjeta»; pres me përshëndetje. Ngjatjetoi mikun (shokun). Ngjatjetoi me dorë në zemër.
2. bised. Përshëndet dikë kur arrin një sukses etj. ose ka një gëzim a të mirë në shtëpi; uroj, përgëzoj. I ngjatjetoi për fitoren. E ngjatjetoi për çmimin që mori.
✱Sin.: përshëndes, uroj, përgëzoj.
NGJÁTJ/E,~A f. Zgjatje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJATJÉTA pasth., bised. Tungjatjeta. - Ngjatjeta o miq!
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJATJETÍM,~I m. Përshëndetje duke i thënë tjetrit “tungjatjeta”.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGJATJET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përshëndetem me dikë duke i thënë «tungjatjeta». U ngjatjetuam rrugës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë